‘Olsi Rama pjesë e dosjes’/ Saraçi: SPAK nuk guxon të hetojë Ramën apo familjarët e tij, asgjëson çdo dokument që mund të lidhet me të

‘Olsi Rama pjesë e dosjes’/ Saraçi: SPAK nuk guxon të hetojë Ramën apo familjarët e tij, asgjëson çdo dokument që mund të lidhet me të

21:30, 05/12/2024

Kryeredaktori i Syri Tv, Romir Saraçi, i ftuar në 'Çim Peka Live', mbrëmjen e sotme, komentoi mbi  reagimin e Ramës ndaj Gazment Bardhit, të cilat i cilësoi si një ndarje mes përgjegjësisë morale dhe asaj ligjore.

Saraçi u shpreh se, çështja e Olsi Ramës, vëllait të kryeministrit ka marrë zë në mediat më të njohura Europiane, që kanë treaguar lidhjet e tij me paratë e krimit dhe drogës, të cilat sillen në Shqipëri dhe investohen në ndërtime.

Kryeredaktori i Syri TV, ka cilësuar gjithashtu se SPAK edhe pse i ka pasur faktet në tavolinë në lidhje me çështjet ‘Rama’, nuk ka guxuar ti hetojë dhe madje ka asgjësuar çdo prov dhe document.

Romir Saraçi:

Besoj se çështja e Olsi Ramës nuk është vetëm çështje e SPAK-ut, kryeministri bëri deri diku një ndarje mes përgjegjësisë morale dhe asaj ligjore.

Përgjegjësia ligjore ishte ajo e Olsi Ramës në këtë rast, por nëse flasim për vëllanë e kryeministrit i cili përmendet nga mediat e rëndësishme europiane si i përfshirë në  trafikun e drogës i lidhur me pastrimin e parave të drogës të cilat vijn investohen në ndërtime në Shqipëri, nuk është vetëm përgjegjësi morale e Ramës.

SPAK nuk ka guxuar ndonjëherë deri më sot të hetojë familjarë apo kryeministrin Edi Rama dhe në rastet kur i ka dalë para me shkresa të firmosura e ka asgjësuar atë dokument dhe nuk ka guxuar as ta përmënd. Në rastin konkret nuk i druhet kryeministri SPAK-ut.

Provat kanë qenë në dosje, përgjimet janë aty, i kanë autoritetet gjermane. Nëse duhet për tu mbyllur shumë shpejt ajo dosje do të meret analizohet dhe do bëhet si në rastin e Saimir Tahirit.

Mbase agjensi të tjera të huaja kanë informacione më shumë sepse mediat e Gjermanisë dhe Belgjikës nuk janë kazanë të përmëndin emrin e vëllait të Ramës për lidhjet me krimin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco