VIDEO-Sterilizimi/ Nga mediat e qeverisë, te familjarët e ‘Rilindjes’, si ‘avulluan’ paratë

21:53, 04/12/2024

Deri këtu u ndalëm tek fakti, se si Ilir Rrapaj mori abuzivisht koncesionin e sterilizimit dhe se si paratë e vjedhura nga fondet e shëndetësisë, i kalonte nga njeri xhep në tjetrin. Ndërkohë në vijim, do t’ju tregojmë se Ilir Rrapaj nuk ka qenë i vetëm. Për pjesën e “Luanit” i takon SPAK të tregojë nëse 21 milionë eurot vijojnë të jenë në konton e Rrapajt, apo kanë përfunduar tjetërkund.  Ndërsa ne në vijim, do t’ju sjellim fakte se nuk janë vetëm zyrtarët që firmosën koncesionin dhe e mbronin publikisht, por edhe zyrtarë të tjerë socialist, që e kanë ngjyer në paratë me të cilat duhet të ishin blerë ilaçet e fatkeqëve të ‘Onkologjikut’.

Sipas SPAK, janë një zinxhir kompanishë të lidhura me njëra tjetrën që kanë ngritur një skemë evazioni fiskal me lëshimin e faturave fiktive, që të justifikonin kostot e fryra të koncesionit. Përfitues janë gogla e vëllait të Erjon Veliajt, 2T e vëllait të Gramoz Sakos, ish-drejtor i Gardës. Nuk mund të mbetej pas as vëllai i Damian Gjiknurit, Panajot Gjiknuri i cili është paguar me mbi 60 mijë euro si ekspert IT më i aftë se Servici Italia. Për të vazhduar te Rajmond Cimbi drejtor në Ministrinë e Shëndetësisë, i cili nëpërmjet kompanisë të së birit ka përfituar dhjetra mijëra euro si sponsorizim për emisionin Hipokrati.

2T shpk, e Artan Sakos, vëllai i ish-drejtuesit të gardës Gramoz Sako, sipas SPAK, rezilton të jetë përfituese e miliona eurove nga koncesionari i sterilizimit. Kjo kompani ka përfituar 3.5 milion euro pagesa për punime ndërtimore. Ndërkohë po në të njëjtën periudhë Artan Sako nëpërmjet kompanisë 2T ka marrë edhe 780.000 euro për konsulencë. Por nuk dihet dhe nuk është gjetur asnjë dokumentacion bashkëshoqërues se çfarë konsulte ka bërë një kompani ndërtimi për koncesionarin e Sterilizimit. Veprimi që ngre më së shumti dyshime është se kompania 2 T e Artan Sakos është nënkontraktuar drejtëpërsëdrejti nga kompania koncesionare Sani Service, e më pas nga Global Sher. Emisioni Plug ka vërtetuar se inxhinier pranë kompanisë 2T, punon shtetasi Ylli Driçi, bashkëshort i Mirela Driçit dhe kunat i Artan Lleshit. Këta dy të fundit motër e vëlla kanë përfituar miliona euro nga Sani Service. 

Uorld Cleaning në pronësi të shtetases Mirela Driçi, e themeluar 2 vite pas firmosjes së kontratës së koncesionit të Sterilizimit është një tjetër kompani që ekziston vetëm fal milionave të thithura nga fondet e shëndetësisë shqiptare. Për vitin 2017, kur u themelua dhe vitin 2018, kompania e Driçit nuk ka deklaruar blianc në QKB, por nga viti 2019, ajo siç kompanitë në pronësi të Ilir Rrapajt, rezultojnë ndër më të skuseshmet e me norma fitimi deri në 65 % të xhiros, çka ngre dyshime për fatruime fictive dhe evasion. Për vitet 2019-2020 kjo kompani i ka faturuar Globalshare 18 milionë lekë dhe ka fitim 8 milionë, një normë shumë e lartë fitim për një biznës të tillë me mbi 40%. Për vitin 2021 kjo kompani ka faturuar jo vetëm Globalshare por edhe direct Saniservice në vlerën 13.4 milionë lekë dhe fitimi përllogaritet në 4. 5 milionë. Nga ky bilanc kuptohet qartë se kjo kompani po përdoret tashmë dhe nga koncensionari Saniservice. Për vitin 2022 kjo kompani 3-fishon xhiron dhe faturon 32.5 milionë lekë dhe fitim 19.7 milion. Normë fitimi mbi 50% për shitjen e veshjeve spitalore duke ulur dhe shpenzimet për stafin me mbi 50%. Për vitin 2023 faturimi i kompanisë bie në 13.5 milionë por çuditërisht fitimi kalon në norma mbi 65% në vlerën 9.3 milionë. Pra edhe në këtë rast kemi skemë identike me atë të Globalsher, sa i përketë xhiros por edhe fitimit të pazakont për çdo biznes në territorin shqiptar.

SITEC shpk – ëhstë një nga kompanitë që ka përfituar mijra euro nga koncesioni, dhe e veçanta e kësaj kompanie është se ajo është shitur dhe blerë disa herë mes të afërmve të personazheve të kësaj afere Ilir Rrapaj dhe Umbro Staçini. Këto veprime janë rasti më i pastër i konfrimimit të evazionit fiskal. Kompania SITEC shpk u themelua në shtator të vitit 2017 nga shtetasi Italian Luciano Orlandi. Në dhjetor të vitit 2019 aksionet e kësaj kompanie i shiten shtetasit Mitat Rrapaj në vlerën 100 mijë lekë edhe pse xhiroja e saj ishte shumë herë me e madhe dhe kishte përfituar qindra mijra euro nga kompania Globalsher e vëllait Ilir Rrapaj. Në vitin 2022 aksionet blihen nga Bora Lleshi e bija e mjekut Artan Lleshi i cili do të analizohet më pas me kompaninë e tij Gama Service. Në mars të vitit 2023 keto aksione i janë rishitur sërish shtetasit Italian Luciano Orlandi, i cili ishte dhe themeluesi i saj 5 vite para. Në QKB nuk janë depozituar kurrë bilancet e kësaj kompanie por nga të dhënat që mund të përfojmë nga Globalshare kjo kompani ka përfituar mbi 200.000 euro.

Rezarta Biba, bashkëshortja e Altin Bibës, drejtor i IT së kompanisë Sani Service është një tjetër kompani që ka thithur miliona nga koncesioni, ose një tjetër prestanome, që është përdorur për të fryrë kostot e për të vjedhur fondet. Kjo kompani ka faturuar ndaj koncesionarit dhe kompanisë Globalshare mbi 800 mijë euro përgjatë viteve 2018 deri në vitin 2023.

TABELE

Viti 2018- xhiro 10.000.000 lekë

Viti 2019 - xhiro 12.400.000 dhe fitim 8.300.000 lekë

Viti 2020 - xhiro 13.600.000 dhe fitim 8.400.000 lekë

Viti 2021 - xhiro 13.660.000 dhe fitim 10.894.000 lekë

Viti 2022 - xhiro 19.797.000 dhe fitim 10.100.000 lekë

Viti 2023 - xhiro 13.750.000 dhe fitim 7.800.000 lekë

Shihet qartë se dhe kjo kompani njësoj si te tjera ka norma fitimi mbi 50% dhe është përdorur po njësoj nga shtetasi Ilir Rrapaj. I shoqi i saj, Altin Biba, i cili jo vetëm që mban detyrën si drejtues në koncensionin e sterilizimit me pagë 1700 euro në muaj,  por edhe ai ka faturuar si subjekt tregtar. Si Person Fizik ky shtetas ka përfituar 60 mijë euro.

Një tjetër kompani e nënkontraktuar për fatura është EUMEDICA SENIOR shpk, kompani me kapital 100 mijë lekë e themeluar ne korrik të vitit 2014 nga bashkëshortët Elisabetta Anzanello dhe Umbro Stacini, një tjetër kompani e themeluar para firmosjes së koncesionit, e sipas SPAK periudhë kur bëheshin pazaret. Në vitin 2016 kjo kompani kalon 100% në zoterim të Elisabetta Anzanello. Për vitet 2014-2015 nuk ka të dhëna për bilancet e kësaj kompanie, ndërsa për vitin 2016, kur nisin edhe pagesat për koncesionin, deklarohet xhiro në vlerën 84.9 milionë lekë dhe fitimi në vlerën 81.6 milionë lekë, pra 100 % e faturimit është fitim, duke faktuar se asnjë qindarkë nuk është riinvestuar, i cili do të përdoret për rritjen e kapitalit të kompanisë. Për vitin 2017 ka një xhiro 77.1 milionë lekë dhe fitim 28.2 milionë. Ajo cka ngre dyshime është se 80% e këtyre të ardhurave nuk janë nga shitja e shërbimeve apo produkteve por KOMISIONE që nuk specifikohen. Për vitin 2018 xhiro është 71.8 milionë dhe fitim 19.2. Edhe këtë vit shihen shpenzime të larta të pajustifikuara pasi kjo kompani nuk ka as staf dhe as ofron shërbime por paguhet për KOMISIONE. Për vitet 2019-2020 kompania deklaron një xhiro prej 78 miliopnë lekësh dhe një vitim 7 milionë, ndësa në dhjetor të vitit 2021 kompania rrit kapitalin në 44 milionë lekë apo 440 mijë euro që është fitimi neto në vitet 2017-2020. Në vitin 2022, kur SPAK intesifikoi hetimet për koncesionin e sterilizimit, nisën edhe lëvizjet e dyshimta për fshehjen e parave, në mënyrë që ato të mos sekuestroheshin, dhe që nuk janë sekuestruar as sot e kësaj dite. në vitin 2022, aksionerët zvogëluan kapitalinm e kompanisë nga 440 mijë euro në 207, mijë dhe pjesa e tërhequr u tranferua në Itali për llogari të Elisabetta Anzanello. Në vitit 2021, 2022, 2023, kompania SENIOR vion të faturojë koncesionarin në vlerën totale 1.15 milionë euro duke deklaruar fitim 265 mijë euro, edhe pse në të vërtet vlera totale e faturimit të koncesionit nuk arrin të justifikohet se si është shpenzuar apo për shërbimet që ka kryer. Ndërsa hetimet vijonin, Elisabetta Anzanello bën veprimin e fundit për të mos humbur asnjë qindarkë. Të gjithë fitimet e kompanisë, në vitin 2023 ajo i tranferon në Itali dhe kompania sot ka një capital prej 100 mijë lekësh, po aq sa kishte ditën e themelimit. Pra në total, Anzanello, me anë të transaksioneve të kësaj kompanie ka faturuar koncesionarin dhe kompanitë e tjera të lidhrua në vlerën 3.4 milion euro. Ndërsa si individ ka faturuar Saniservice për konsulencë në vlerën 530 mijë euro dhe bashkëshorti i saj në vlerën 900 mijë euro. Pra vetëm këto rtansaksione kalojnë vlerën 5 milionë euro.

STERALB është një tjetër kompani, pjesë e zinxhirit fiktiv të faturimeve nga koncesioni i sterilizimit. STERALB u themelua në 5 mars 2020 nga shtetasi Xhon Caushaj, nip ii Ilir Rrapajt, i cili është vetëm 20 vjeç. Direkt pas themelimit kjo kompani behet nenkontraktore e Saniservice dhe Globalshare. Nga viti 2020 deri në vitin 2023, kjo kompani ka faturuar mbi 2.1 milionë euro nga të cilat 1.5 milionë vetëm nga Saniservice. Kjo kompani ka 4 të punësuar nga të cilët 3 janë familjarët e Ilir Rrapaj, Xhon Caushaj (nipi), Aneta Caushaj (e motra) dhe Kevin Kapaj nip i Ilir Rrapajt.

2020  - xhiro 11.500.000, fitim 4.500.000 lekë

2021 - xhiro 58.600.000, fitim 13.400.000 lekë

2022 - xhiro 63.700.000, fitim 9.200.000 lekë

2023  - xhiro 77.000.000, fitim 7.400.000 lekë

Siç çdo koncesion tjetër i cilësuar korruptiv, e nën hetim nga SPAK, edhe Saniservice është kujdesur për imazhin publik, me pagesa ndaj mediave, ose nëpërmjet nënkontraktimittë kompanive për prodhime televizive. Nga dosja e SPAK mësohet se një prej kompanive të kontraktuara është Inov Production me administrator Raimond Cimbi. Kjo kompani ka marrë të paktën 30 mijë euro nga Sani Service, për të mundësuar në Top Channel transmetimin e emisionit Hipokrati, një emision ky që i kushtohet kryesisht sektorit të shëndetësisë. Raimond Cimbi është gjithashtu një zyrtar i lartë i Ministrisë së Shëndetësisë, që jo pak herë është konsideruar si personazhi që kopsit dokumentacionin e koncesioneve në këtë ministri. SPAK edhe pse ka konstatuar këtë shkelje nuk ka ndërmarrë asnjë veprim ndaj Rajmond Cimbit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco