E PLOTË/ Emrat e kompanive që përfituan milionat e sterilizimit

21:41, 04/12/2024

Pra që ta kuptojnë shqiptarët, lideri i koncesionarit Servici Italia, që plotësoi kriteret për përfitimin e koncesionit, mori vetëm 11 milionë euro. Pas firmosjes së kontratës, , lideri zhduket dhe paratë shkojnë në llogaritë e Ilir Rrapajt, Umbro Stacinit dhe disa kompanive ingezistente në tregun Italian. Për të justifikuar koston 100 milionë euro Ilir Rrapaj dhe Umbro Stacini do të ngrinin një zinxhir kompanishë, për të fryrë shpenzimet, të cilat do të përfundonin në xhepat e tyre, apo zyrtarëve që qëndrojnë pas.

Në dëshminë para Komisionit Hetimor të Shëndetësisë, emigranti murator që mori 100 milionë euro nëpërmjet Koncesionit të Sterilizimit nuk kishte memorie se sa kishte fituar nga kjo aferë, edhe pse në momente te caktuara, mbanë mend edhe 5 mijë lekëshet e karburantit që kishte paguar kur bashkpunëtor të tij kishin udhëtuar me makinën e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Klodian Rrjepaj.

Meqë Ilir Rrapaj nuk mban mend milionat që kanë përfunduar në xhepat e tij dhe atyre që u detyrohet për këtë aferë, emisioni Plug do të sjellë një pasqyrë të qartë të milionave të shpërdoruara që lanë pa ilaçe mijra të sëmurë me kancer në vendin tonë.

Janë plot 21 milionë euro, që tashmë janë faktuar si korruptive, pasi nga Kompania Sani Service që fitoi koncesionin, disbursoi në një tjetër kompani që s’është 100 % në pronësi të Ilir Rrapajt, e cila po ashtu siç kompania fituese e Sterilizimit, kishte veç 1 mijë euro kapital dhe vetëm 1 punonjës.

Në nëntor të vitit 2016, Ilir Rrapaj themelon kompaninë Globalsher dhe si administrator të saj vendos nipin e tij Bledar Rrokaj. 

Edhe pse vetëm me një punonjës, Ilir Rrapaj kujdeset që të përfshijë një gamë të gjerë objekt aktiviteti të kompanisë, që nis me konsulencën dhe çdo aktivitet tjetër që lidhet me koncesionin e sterilizimit, siç mirembajtjen dhe asistencen e te gjitha llojeve te instrumentave kirurgjikale, aparaturave te diagnostikimit imazherik, tregtimin e te gjitha pajisjeve mjeksore, por ndër to edhe bar kafe, restorant apo salla lojrash argëtuese. Një kompani që sipas, deklarimeve në QKB, mund të bëj gjitçhka, bëri më së mirë atë për të cilën ishte krijuar, thithjen e 21 milionë eurove, që SPAK nuk i gjurmoi nëse destinacion final kishin xhepin e Ilir Rrapajt, apo të zyrtarëve që firmosnin çdo vit lejimin e vjedhjes së tyre.

Pas themelimit të kompanisë, Ilir Rrapaj një pjesë të madhe të fondeve që shteti paguante për koncesionin, i dizbursonte direkt në kompaninë e tij Globalsher, duke u justifikuar me nënkontrakim që kompania e tij koncesionare i bënte kompanisë tjetër të tij, për të kryer shërbimet.

Shkelja e parë qëndron në faktin se sipas kontratës koncesionare, nuk mund të bëhet asnjë nënkontraktim pa marrë më parë konfirmimin e Autoritet Kontraktues, Ministria e Shëndetësisë, konfirmim i cili nuk është marrë.

Shkelja e dytë, qëndon në faktin se Ilir Rrapaj ishte kontraktuar nga shteti shqiptar për kryerjen e shërbimit, dhe ai në të njëjtën kohë nënkontraktonte veten në mënyrë fiktive, për të rritur kostot e koncesionit e në të njëjtën kohë për të krijuar dritare për tërheqjen direkte të parave. Sipas hetimeve të Prokurorisë, Kompania Global Sher nuk kishte as kapacitetet njerëzore por as eksperiencën për të cilën kontraktohej nga Koncesionari. Për disa prej këtyre shërbimeve, Global Share nënkontraktonte kompani të tjera, të cilat realizonin shërbimet. Nga analiza që SPAK i ka bërë vetëm 4 viteve të aktivitetit të kësaj kompanie, rezulton se Ilir Rrapaj nëpërmjet Global Sher ka përfituar mbi 7.2 milionë euro, të cilat i ka nënkontraktuar për vetëm 440 mijë euro, një vjedhje me 6. 8 milionë euro në një dorë. Pra shqiptarët kanë paguar 6. 8 milionë euro më shumë, vetëm në 14 transaksione. Mendoni se sa është shuma e vjedhjes për totalin 100 milionë euro.

Fill pas themelimit me një kapital vetëm 1 mijë euro dhe një të punësuar, Global Sher nis edhe manovrat e saj, duke nënkontraktuar kompani dhe individë, të cilët do ti faturonte fiktivisht për të justifikuar kostot e fryra. Në vitin 2016 kompania deklaron një xhiro 4.8 milionë lekë, ndërsa në vitin 2017 njeh një rritje kolosale, kur deklron xhiro afro 357 milionë lekë dhe me një fitim 86 milionë lekë. Për vitin 2018 kompania faturon 510 milionë lekë dhe një fitim 158.400.000 lekë. Në këtë vit, kompania e Ilir Rrapajt jep detaje për klientët ku rezulton se klienti të cilit i faturon mbi 98% të xhiros është Sani Service. Pikërisht këtu nis edhe dalja në skenë e personazheve të tjerë, që kanë përfituar nga fondet e shëndetësisë, pasi Ilir Rrapaj ka paguar, që sipas SPAK në mënyrë fiktive, Kompanitë 2T të Artan Sakos, Vëllai i ish-drejtuesit të Gardës Gramoz Sako dhe pagesa e dytë është bërë për Alba Light. Këto kompani i konstaton edhe SPAK si fiktive, por nuk ka asnjë masë për to.

Në vitin 2019 xhiroja e deklaruar shkon në 310 milionë lekë dhe fitim 94 milionë.  Për vitin 2020 kompania deklaron një xhiro 173 milionë lekë dhe fitimi 80 milionë ndërsa në vitin 2021 xhiroja e deklaruar është 140 milionë dhe fitimi 75 milionë lekë. Ajo që bie në sy në këtë vit, që korespondon me zgjedhjet e përgjithshme, rezulton se ka një 14 fishim të shpenzimeve për publicitet dhe parave që u shpërndahen mediat. Pra i gjithë ky shpenzim nga një kompani koncesionare monopol që nuk ka nevoj për publicitet. Edhe njëherë këtu ngrihen dyshimet për një financim që kompania koncesionare e Sterilizimit ka bërë për zyrtarët socialit, njësoj sin ë rastin er inceneratorit të Tiranës. Për vitin 2022 kompania e Ilir Rrapajt, Global Sher dejlaron një xhiro 154 milionë lekë dhe fitim mbi 50 %, apo 87 milionë dhe për vitin 2023 vijon me të njëjtin ritëm me 170 milionë lekë xhiro dhe fitim 78 milionë. Pra shihet qartë se kjo kompani e rezultuar fictive dhe nga hetimet e SPAK, ka një normë fitimi 50 %.

Përveç global sherit, Ilir Rrapaj, Umbro Staçini dhe Elisabetta Anzanello kanë përfituar të ardhura si individ nga koncesionari. Ilir rrapaj 120 mijë euro, Umbro Stacini 900 mijë euro dhe ERLisabeta Anzaleno 530 mijë euro. Por babëzia e tyre nuk mbaron këtu. Rrapaj, Staçini dhe Anzanelo themelojnë edhe kompaninë ALBAMED 2014, e cila gjithashtu do të përdoret për faturime fiktive. Themelimi i kësaj kompanie ende pa u çelur gara e koncesionit për sterilizimin, thellon edhe më shumë dyshimet se këta shtetas kanë patur dijeni dhe kanë mbajtur të gjithë komunikimet korruptive me zyrtarët shqiptarë. Albamed u themelua në 4 korrik 2014. Ilir Rrapaj zotron 40% të kapitalit, Elisabetta Anzanello 30% dhe Umbro Staçini 30%. Në maj të vitit 2016 Umbro Staçini i shet të shoqes aksionet dhe tashmë kjo kompani zotërohet nga Ilir Rrapaj 40% dhe Elisabeta Anzanello 60%. Në nëntor të vitit 2016 Anzanello shet 20% të aksioneve shtetasit Italian Valter Alessandro Trovato, i cili bëhet edhe pjesë e skemës korruptive. Ky shtetas do të hetohet mirë nga SPAK pasi rezulton se pas këtyre transaksioneve ka hapur edhe një kompani në Angli, ICONIZE.

Për vitin 2016 kompania faturon 23.5 milionë lekë dhe fitim 7.3  milionë ndërsa për vitin 2017 faturon 8.7  milionë dhe fitim 3.700.000 lekë. Në shtator të vitit 2018 Ilir Rrapaj largohet si administrator dhe në vend të tij emërohet Trovato, aksioneri tjetër. Për vitin 2018 kjo kompani faturon 7.5 milionë lekë xhiro dhe dhe fitim 2 milionë. Edhe pse bilanci ka disa paqartësi në vitin 2018, aty deklarohen të ardhura nga dhënia me qera e pajisjeve mjeksore, si dhe të gjitha pajisjet i ka blerë te kompania Tecnosanimed aksionere e Saniservice me ortak Umbro Staçini. E thënë më shkurt, aksioneri Teknosanimed nuk ja jep pajisjet koncesionarit por ja jep kompanis ALBAMED, e cila më pas ja jep me qera koncesionarit. Një tjetër veprim për të rritur fiktivisht shpenzimet.

Në korrik të vitit 2021, aksioneri Valter Alessandro Trovato venos të largohet nga kompania dhe i shet aksionet e blera nga Anzanello te Ilir Rrapaj, por për vleren 20 mijë lekë edhe pse kompania kishte mbi 150 mijë euro fitim të akumuluar. Pra e thënë më thjesht, portofolin 150 mijë euro, Trovato e shet për 200 euro, veprim ky në mos bamirësie, provë e qartë e një afere korruptive. Me largimin e Trovatos, administrator i kompanisë ALBAMED 2014 bëhet Admir Daca, i njëjti që administron dhe Saniservice.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco