Ekzekutimi në Ndroq/ Berisha publikon mesazhin: Prokurori i SPAK, Olsi Dado liroi vrasësin nga burgu!

Ekzekutimi në Ndroq/ Berisha publikon mesazhin: Prokurori i SPAK, Olsi Dado liroi vrasësin nga burgu!

20:04, 01/12/2024

Kryedemokrati Sali Berisha ka denoncuar lirimin e Julian Gjushit, autorit të dyshuar të vrasjes së 50-vjeçarit në Ndroq, pasditen e së dielës.

Sipas një denoncimi, të cilën e ka bërë publik edhe vetë lideri i opozitës, Sali Berisha, thuhet se ish-prokurori i akuzës së kryeqytetit, Ols Dado, aktualisht prokuror pranë SPAK, ka liruar ngaq burgu kunatin e Altin Hajrit, i cili doli në aplikacionin Sky Ecc, ku Hajri dhe Jurgis Çyrbja diskutonin për lirimin e tij nga burgu.

Gjoshi, asokohe vetëm 23 vjeç ishte arrestuar nga blutë e kryqytetit, teksa qarkullonte me automjet në gjendje të dehur dhe me armë zjarri me vete dhe 10 fishekë.

Statusi

Olsi Dado liroi vrasësin nga burgu!

Miq, autorin e vrasjes në Ndroq, e liroi nga burgu anëtari i organizatës kriminale, SKAP-i i Partisë Olsi Dado!

[📝] Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital!

Pershendetje Dr Autori i vrasjes se sotme ne Ndroq Julian Gjishi rezulton si personazh ne aplikacionin Sky Ecc ku Altin Hajri dhe Jurgis Çyrbja diskutonin per lirimin e tij pasi ishte kapur me arme … ku prokurori qe litoj Julian Gjoshin rezulton Ols Dado aktualisht Prokurori i SPAK.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco