VIDEO/ Visha: Revokimi i masës për Berishën gati i njëjtë me pafajësinë, gjyqtarja i dha shuplakë sistemit

21:21, 28/11/2024

Për avokatin Sajmir Visha, revokimi i masave shtrënguese nga ana e Gjykatës, është i njëjtë me dhënien e pafajësisë për liderin e opozitës Sali Berisha. 

Pjesë e panelit të emisionit Çim Peka LiveSYRI TV, Visha tha se gjyqatrja që mori vendimin për Berishën, i ka dhënë një shuplakë qoftë Gjykatës Kushtetuese, qoftë Kuvendit, por dhe skeptikëve.

Visha tha se ky ishte një vendim që duhej ta merrte më herët Gjykata Kushtetuese.

Të jem realist ndryshe flet avokati i zotit Berisha ndryshe e shohim ne. Unë  prisja që këtë vendim ta jepte Gjykata Kushtetuese. Kjo gjykata duhej ta shprehej në çdo lloj pike se kishte të bënte në rradhë të parë me arrestimin e një deputeti dhe çfarë do ndodhë me deputetët në raste të ngjashme dhe ata që kanë imunitet. Gjykata Kushtetuese nuk arriti të dallonte kufizimin e lirisë personale nga kufizimi i të drejtës për të udhëtuar jashtë vendit. Kjo vendim që dha gjyqtarja ishte një mësim për Gjykatën Kushtetuese, e cila përbëhet nga tetë antarë por vetëm dy prej tyre janë gjyqtarë aty, ndërsa kjo është gjyqtare në karrierë. Dhe kur flet gjyqtarja flet institucione, dhe gjyqtarja e seancës paraprake i ka dhënë një shplakë të gjitha institucioneve, qoftë kuvendit, qoftë njerzve skeptikë dhe ne që jemi të gjithë aty. Të revokosh një masë është sikur të kesh dhënë pafajësinë”, tha Visha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco