‘Propaganda, mirë që të vret por edhe të përqesh’/ Koka: A mundet policia të sqarojë prindërit e Martinit dhe Luisit?

18:47, 28/11/2024

Gazetari Bledian Koka, i ftuar në TASK FORCE në SYRI TV me Sonila Meçon, ka dënuar propagandën e qeverisë dhe mazhorancës socialiste në lidhje me manipulimin e vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani me thikë në derë të shkollës ‘Fan Noli’.

Koka u shpreh se ‘reagim i policisë sot dhe reagimi i ministrit të Brendshëm është një reagim i fëlliqur dhe i turpshëm siç është e gjithë kjo qeveri dhe mazhorancë e cila propagandën e ka divizë të saj të qeverisjen, por është një propagandë që mirë që të vret por edhe të përqesh, mirë që të ther por edhe nuk ta ndalon hemoragjinë që buron nga dhimbja’.

Koka: E zëmë se unë mar të mirëqënë deklaratën e sotme të Policisë së Shtetit e cila thotë që i ka pamjet. A mundet sot Policia e Shtetit, jo për opinionin publik as për mediat, as për protestën po për prindërit e Martin Canit bashkë dhe me prindërit e Luisit që është i plagosur t’i marri t’i sqarojë dhe t’i tregojë se si ka ndodhur ngjarja, pasi denoncuesit më të mëdhenj të asaj që ka ndodhur me ngjarjen nuk është opinioni publik. Media ka marrë deklaratat e babait të Martinit të gjorë dhe deklaratat e babait të Luisit dhe denoncuesit e vërtetë janë atë që hëngrën thikën, njeri humbi jetën tjetri rrezikon krahun.

A mundet sot policia, le të na shajë ne mediat, të shajë dhe protestën por të paktën të sqarojë ata që e kanë thikën në kockë dhe kaq mjafton për të kuptuar se si kjo polici është kapur në kundravajte ligjore me dëm në jetën e një 14-vjeçari.

E gjithë kjo, reagim i policisë sot dhe reagimi i ministrit të Brendshëm që është një reagim i fëlliqur dhe i turpshëm siç është e gjithë kjo qeveri dhe mazhorancë e cila propagandën e ka divizë të saj të qeverisjen, por është një propagandë që mirë që të vret por edhe të përqesh, mirë që të ther por edhe nuk ta ndalon hemoragjinë që buron nga dhimbja.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco