Qindra mbështetës të opozitës bllokuan trafikun në kryqëzimet kryesore të Tiranës duke akuzuar narko-shtetin e Edi Ramës për korrupsion, manipulim të zgjedhjeve të mëparshme dhe uzurpim të gjyqësorit.
Nga protesta e djeshme, nuk kanë munguar shoqërimet dhe arrestimet politike të policisë ndaj protestuesve demokratë, duke treguar qartazi se kemi të bëjmë me një diktaturë të mirëfilltë.
Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia, i ftuar mëngjesin e sotëm në ‘Kafe Shqeto’ u shpreh se arrestimi i 21 personave që u bë në Komisariatin numër 6 të kryeqytetit, mund të ishin gjithçka tjetër, veçse persona që kanë nënshtruar dhunë ndaj policisë së shtetit.
‘Ato persona që u arrestuan janë persona që kanë shprehur nëpërmjet asaj proteste një ndjenjë të qartë qytetarie, sepse të protestosh është përgjegjësi qytetare e kjo tregon se ti mer përsipër që të luftosh për të drejtat e tua'- u shpreh Spahia.
Deklarata e tij:
'Për hir të së vërtetës, rezolutat e CDI-s dhe të PPE, por edhe një tjetër dokument i miratuar nga të rinjtë e partive popullore europiane para dy ditësh, janë të gjitha një ndryshim radikal në qasjen e faktorit ndërkombëtar ndaj Partisë Demokratike dhe opozitës shqiptare, që tanimë shihet si alternativë e vetme ndaj një pushteti të rrënuar nga korrupsioni.
Një pushtet i cili ka shkatërruar kollonat kryesore të funksionimit të një demokracie reale në mes të Europës, gjë që ka shqetësuar e është i qartë për çdo faktor ndërkombëtar degradimi i një demokracie të brishtë, në një farë mënyrë e cila ishte futur në rrugën e duhur gjatë trazicionit, tashmë e shohim të skërmoqur nën thundrën e një regjimi autoritar me ngjyrime diktatoriale të ngritur nga Rama.
Praktikisht, ky është një narkoshtet dhe ne flasim për një diktaturë të mirëfilltë si ato që jemi mësuar t’i shohim në literaturë, një narkoshtet i ngritur nga nja bandë kriminale që para interesit të qytetarëve vë interesin ekonomik në favor të kryministrit aktual.
Ky ndryshim padyshim ka pasur impaktin e vet edhe te populli opozitar që u pa më së miri në protestën e djeshme, ku u tentua dhuna nga strukturat e policisë dhe ishte absurde të shikoje këtë skemë.
Unë dhe disa drejtues të Partisë Demokratike kemi qenë deri ne orët e para të mëngjesit në 'Komisariatin e Kombinatit', numër 6 dhe pamë aty ndalimin e 21 personave të cilët mund të ishin gjithçka tjetër, veçse persona që kanë nënshtruar dhunë ndaj policisë së shtetit.
Ato persona që u arrestuan janë persona që kanë shprehur nëpërmjet asaj proteste një ndjenjë të qartë qytetarie, sepse të protestosh është përgjegjësi qytetare e kjo tregon se ti mer përsipër që të luftosh për të drejtat e tua'.
© SYRI.net
‘Diaspora është me ju 100%’, shqiptaro-kanadezi: Zgjidhja për Shqipërinë është në këtë protestë - SHORTS