Tiranë u paralizua për 3 orë, nga mosbidnja civile kundër qeverisë Rama. Mijëra qytetarë ju bashkuan thirrrjes së opozitës, duke bllokuar 5 akset kryesore të kryeqytetit. Ndërsa qytetarët protestuan paqesisht, policia e shtetit ishte urdhëruar për të ndaluar grumbullimin e qytetarëve, duke përdorur dhunë ndaj tyre dhe duke hedhur uje e gaz lotësjellës për të shpërndarë protestuesit.
Për rreth 3 orë, Tirana u paralizua nga mosbindja civile, kundër qeverisë Rama, ndërsa mijëra qytetarë ju bashkuan thirrjes së opozitës duke marshuar në rrugën e kryeqytetit.
Por megjithëse marshimi qytetar ishte paralajmëruar dhe opozita kishte njoftuar autoritetet, policia ishte urdhëruar për të ndaluar dhunshëm protesën e qytetarëve. Përplasjet e para nisën në rrugën e elbasanit pasi policia tentoi të mos lejonte grumbullimin e protestuesve duke u perplasur fizikisht me ta.
Ndërsa sekretari i përgjithshëm I partisë demorkatike, flamur noka, u perplas me zv.drejorin e policise Sokol Bizhga.
Të njëjtën dhunë policia e shtetit, shfaqi edhe ndaj protetsuesve që ishin mbledhur para bashkisë së kryeqytetit.protuesit mban në duar një pankartë me fotot e Martin Camit dhe Ardit Gjokaj.
Megjithëse qytetarët po protestonin në mënyrë paqësore dhe, nuk bënë asnjë akt dhune, policiia e shtetit , vuri në punë autobotët me ujë, duke shpërndare protestuesit përmes ujit me lënde djegëse.
Edhe në qendër të kryeqytetit, në Sheshin Willson, policia sulmoi qytetarët duke mos lejuar marshimin e tyre. Kreu i grupit parlamnetar të Partisë Demokratike evidentoi se gjysma e punonjësve të policisë nuk kishin ishin pajisur me numër identifikimi duke kërkuar largimin e tyre.
Ndërsa në katër nyjet e kryeqytetit përplasjet vijonin, edhe në zonen e Pallatit me Shigjeta, policia nisi të dhunojë qytetarët dhe deputetet demokratë, duke mos lejuar protestën e tyre.
Tensione dhe përplasje pati edhe në rrethrrotullimin e Zogut të Zi. Deputetët demokratë që ishin shpërndarë në të 5 akset e bllokuara të Tiranës, theksuan se policia provokoi në disa raste qyteatrët, duke ushtruar dhunë.
Megjithëse situata ishte e qetë,dhe qytetarët po protestonin paqësisht, në sheshin ëillson, policiia vijoi skenarin e dhunës, duke hedhur gaz lotësjellës, në një nga zonat më të populluara në kryeqytet.
Mijera mbështetës të opozitës, të ardhur edhe nga rrethet e tjera të vendit akuzuan kryeminsitrin Edi Rama dhe qeverinë e tij për korrupsion, manipulimin e zgjedhjeve, uzurmimin e sistemit të drejtëssië, arrestimet politike të liderve të opozitës dhe kerkuan krijimin e një qeveri teknike si kusht për mbajtjen e zgjedhjeve të lira.
© SYRI.net
‘Diaspora është me ju 100%’, shqiptaro-kanadezi: Zgjidhja për Shqipërinë është në këtë protestë - SHORTS