Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me mosbindjes e sotme civile të opozitës, thirrjes së të cilës iu përgjigjen mijëra qytetarë, duke bllokuar 5 kryqëzimet kryesore të Tiranës.
‘Nderim dhjetëra e mijëra opozitarëve, që me mosbindjen e tyre civile ua kthyen Tiranën qytetarëve dhe lemeritën narkoregjimin e urryer të Edi Ramës. Mirënjohje dhe nderim të gjithë atyre që organizuan dhe morën pjesë në këtë mosbindje madhështore’, shkruan Berisha në Facebook.
Postimi i plotë:
Triumf i vërtetë!
Dhjetëra e mijëra qytetarë sonte triumfuan në mosbindje civile.
Tirana në duart e qytetarëve!
Nderim dhjetëra e mijëra opozitarëve, që me mosbindjen e tyre civile ua kthyen Tiranën qytetarëve dhe lemeritën narkoregjimin e urryer të Edi Ramës.
Mirënjohje dhe nderim të gjithë atyre që organizuan dhe morën pjesë në këtë mosbindje madhështore.
Është radha jonë!
Është radha jonë!
Është radha jonë!
Fitore! #sb
© SYRI.net
‘Diaspora është me ju 100%’, shqiptaro-kanadezi: Zgjidhja për Shqipërinë është në këtë protestë - SHORTS