Kaosi dhe tensioni nuk ka munguar edhe pse PD-ja kishte paralajmëruar një protest të qetë. Sekretari i PL-së Tedi Blushi dhe Luan Baçi kanë hipur sipër autobotit me ujë tek sheshi Willson.
Përplasje fizike ka pasur edhe mes udhëheqësve të PD dhe policisë.
Figurat drejtuese të Partisë Demokratike dhe deputetët janë vendosur në secilën prej këtyre pikave dhe do të bllokojnë qarkullimin prej orës 17.00 deri në orën 20.00
Tek sheshi para bashkisë është Edi Paloka, kryetari i këshillit kombëtar, tek rruga e Elbasanit është sekretari i përgjithshëm Flamur Noka, nënkryetarët e partisë; Gazment Bardhi, Agron Gjekmarkaj e Oerd Bylykbashi do të bllokojnë respektivisht, Sheshin Ëillson, kryqëzimin tek pallati me shigjeta dhe zonën e Zogut të Zi.
© SYRI.net
‘Diaspora është me ju 100%’, shqiptaro-kanadezi: Zgjidhja për Shqipërinë është në këtë protestë - SHORTS