Bardhi-efektivëve: Në maratonën e Tiranës nuk bllokohet Tirana? Bëni detyrën tuaj, ne tonën!

Bardhi-efektivëve: Në maratonën e Tiranës nuk bllokohet Tirana? Bëni detyrën tuaj, ne tonën!

17:23, 26/11/2024

Me tensione është shoqëruar protesta e opozitës te sheshi Wilson në Tiranë, pas bllokimit të këtij sheshi dhe qarkullimit aty.

Kreu i Grupit Parlamentar, Gazmnet Bardhi i drejtohet efektivëve e të policisë që të bëjnë detyrën e tyre dhe t’i lejojnë protestuesit që të bëjnë detyrën e tyre.

“Ju bëni detyrën tuaj, ne tonën. Detyra juaj është të siguroni një tubim të qetë”, thotë Bardhi.

‘Kur protestën e bëjmë në bulevard, a bllokohet rruga? Të lutem m’u përgjigj është shumë e thjeshtë. Në maratonën e Tiranës nuk bllokohet Tirana?, u është drejtuar Bardhi, punonjësve të Policisë, që kanë tentuar të shtyjnë protestuesit te sheshi Willson.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco