'Tre të vdekur, në katër ditë', Koka: Edhe në Ukrainë që është luftë, nuk ka viktima sa në Tiranë

16:56, 26/11/2024

Në emisionin “Task Force” në SYRI TV, gazetari Bled Koka, në një bisedë me moderatoren Sonila Meço, komentoi ngjarjet e fundit në vend.

Sipas Kokës, populli duhet të reagojë, pasi vetëm në Tiranë, kemi tre viktima në katër ditë, duke mos harruar dhe ngjarjen në Shkodër ku mbetën katër viktima.

Ja ku jemi sot, jemi në kohën ku vetëm në Tiranë, ishin tre viktima në qendër të Tiranës për katër ditë. Po ti marrësh për numër popullsie, ka rrezik se të tillë viktima nuk ka as në Ukrainë që Rusia po bombardon atje.

Kur e zgjerojmë analizën, na rezulton që në dy javë brenda ngjarjes, ndodhi një aktivitet më katër viktima në Shkodër dhe tre në Tiranë.

Praktikisht, bandat të cilat përplasen në Shkodër, janë banda që struktura e posaçme antikorrupsion i ka në dosje, e dinë fare mirë çfarë bëjnë dhe kë kanë targer, sikur të kishte bërë detyrën e vet, në raport më bandën e Shkodrës, ngjarja në Shkodër nuk do kishte ndodhur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco