Vrasja e Martinit/ Mjeku nuk u dha epikrizën, komisioni njofton policinë

Vrasja e Martinit/ Mjeku nuk u dha epikrizën, komisioni njofton policinë

10:51, 26/11/2024

Komisioni i Burgjeve ka vendosur që të vejë në dijeni Policinë e Tiranës për mosbindje nga ana e mjekut të spitalit privat ku po mjekohet autori i dyshuar i vrasjes së Martin Canit, Mario Përlleshaj, pasi ai nuk dorëzon epikrizën për 14-vjeçarin.

Mjeku ka zvarritur procesin prej ditës së djeshme

Ndaj të miturit është vendosur masa arrest me burg, ndërsa mjeku ka detyrimin t’u japë përfaqësuesve të burgjeve epikrizën e të miturit.

Komisioni me pesë persona duhet të provojë çfarë gjendje shëndetësore ka ai, dhe ta transportojë nga ambienti i spitalit privat ose në spitalin e burgjeve në një seksion për të miturit, ose në institutin e të miturve në Kavajë.

Ditën e djeshme kjo gjë nuk u realizua sepse mjeku nuk ua solli kartelën dhe epikrizën. Ndaj ata rishkuan sërish sot herët në mëngjes, por ende pa përgjigje.

Aktualisht anëtarët e komisionit po komunikojnë me prokuroren e çështjes dhe me policinë, për të vendosur se si do reagohet nëse spitali dhe mjeku nuk e dorëzon epikrizën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco