Lideri i opozitës Sali Berisha iu ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në protestën marshim, të martën në orën 17:00 në Tiranë. Në fjalën e tij, Berisha deklaroi se mosbindja civile është rruga e vetme për krijimin e qeverisë teknike, si dhe akuzoi qeveria Rama se I ak dëbuar shqiptarët nga vendi.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha iu bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në protestën marshim të thirrur nga opozita në Tiranë. Përpara qytetarëve, Berisha deklaroi se mosbindja civile është rruga për krijimin e qeverisë teknike me qëllim garantimin e votës së lirë në vend.
Berisha renditi arsyet se pse qytetarët duhet të jenë në protestën e së martës në orën 17:00.
Lideri I opozitës përshëndeti protestën e qytetarëve përpara Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14 vjeccarit, si dhe theksoi se qeveria do ta mbulojë këtë ngjarje të rëndë me mbylljen e rrjeteve sociale.
Berisha akuzoi Ramën se me anë të vjedhjes që iu bën taksave të qytetarëve shqiptarë ka ndërtuar vilën e luksit në Surrel.
© SYRI.net
‘Diaspora është me ju 100%’, shqiptaro-kanadezi: Zgjidhja për Shqipërinë është në këtë protestë - SHORTS