SYRI TV/ '112 vjetori i ngritjes së flamurit në Elbasan', Berisha: Të ngrihemi dhe të shpëtojmë Shqipërinë

22:02, 25/11/2024

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha vlerësoi kontributin e elitës së qytetit të Elbasanit, të cilët në 25 nëntor të 1912 ngritën flamurin e pavarësisë. Gjatë aktivitetit të organizuar për këtë rast, Berisha iu bëri thirrje shqiptarëve që të ngrihen ashtu si në 1912 dhe mos të lejojnë shkatërrimin e identitetit kombëtar. Ndërsa drejtuesi politik I PD-së në Elbasan Tomorr Alizoti, denoncoi persekutimet e regjimit komunist, si dhe u shpreh se kombet ndërtohen nga elita.

Në 112 vjetorin e ngritjes së Flamurit të Pvarësisë në Elbasan, Lideri i opozitës Sali Berisha vlerësoi veprën dhe kontributin e elitës së këtij qyteti. Gjate nje aktiviteti të organizuar për këtë rast, Berisha deklaroi se Aqif Pasha sëbashku me burra të tjerë të qytetit ngritën flamurin në 25 nëntor të 1912, duke Iu dhënë një përgjigje pushtuesve se nuk do ta mbanin Shqipërinë nën diktatin e tyre.  

Berisha iu bëri thirrje shqiptarëve që të ngrihen ashtu sin ë 1912 dhe mos të klejojnë shkatërrimin e identitetit kombëtar.

Ndërsa drejtuesi Politik i PD për Elbasanin, Tomorr Alizoti denoncoi persekutimet e regjimit komunist, si dhe u shpreh se kombet ndërtohen nga elita.

Këtë të hënë, Drejtuesi politik i qarkut i PD, Tomor Alizoti, deputetët Zheni Gjergji e Qani Xhafa, si dhe drejtues lokal të opozitës, vendosën kurora me lule pranë bustit të Aqif Pashë Elbasanit dhe Lef Nosit, i pari  që ngriti flamurin në 25 nëntor 1912 në Elbasan, dhe i dyti, firmëtar i pavarësisë në Vlorë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco