Vrasja në Tropojë, zbardhen emrat e viktimës dhe autorit

Vrasja në Tropojë, zbardhen emrat e viktimës dhe autorit

15:02, 22/11/2024

Zbardhen detaje të reja në lidhje me vrasjen e ndodhur në fshatin Dojan të Tropojës.

Burime nga policia thanë se, Flordian Mulaj ka qëlluar me armë ndaj Artur Dautit. Ky i fundit ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa autori është arratisur. 

Mësohet se, autori me viktimën s’kanë pasur probleme të mëparshme, ndërsa akoma nuk dihet arsyeja e krimit.

Njoftimi i Policisë së Tropojës:

Rreth orës 13:40, në një lokal në fshatin Dojan, dyshohet se shtetasi F. M., rreth 35 vjeç, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin A. D., rreth 43 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Në drejtim të Tropojës janë nisur forcat operacionale të DVP Kukës, specialistët e Hetimit të Krimeve, dhe dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër, për lokalizimin dhe kapjen e autorit.

Ndërkohë, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti,  si dhe shoqërimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco