Lideri i opozitës, Sali Berisha e ka quajtur antikushtetues vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me kërkesën e kryedemokratit për të rrëzuar vendimin e SPAK dhe GJKKO, për kufizimin e lirisë së deputetit, pa miratimin e Kuvendit të Shqipërisë.
‘Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është antikushtetues! Një kapitull turpi që u paralajmërua nga Ulsi Manja’, theksoi Berisha gjatë tubimit në mbështetje të tij te ‘Rruga e Shpresës’.
Berisha: Të dashur miq, para se të vinit këtu, kryetarja e Gjykatës Antikushtetuese doli në konferencë shtypi.
Doli në konferencë shtypi dhe informoi një vendim të turpshëm, një vendim që dëshmon shkallën më të ulët të gjykimit dhe të përgjegjësisë.
Një vendim që është i barabartë me një të një gjykate fakti.
Një vendim që Gjykatën Kushtetuese e shpall jokushtetuese, antikushtetuese.
Edhe njëherë miq, ndjehem krenar që mbrojta Kushtetutën, qëndrova kundër puçit që i bëri parlamentit një grusht horrash në organizatën kriminale të Skapit të partisë dhe gjykatësja me 5 mbiemra.
Mbrojtja Kushtetutën, ndarjen e pushteteve nga një puç i ulët.
Kurse Gjykata Kushtetuese, në një vendim të turpshëm, quan joproporcional, nuk bën fjalë se i merret pushteti parlamentit me vendimin ekstrakushtetuese, ekstraligjor.
Një kapitull tjetër i turpit, i paralajmëruar 10 ditë më parë nga Ulsi Manja me dokumente se Rama na njoftoi për vendimin që do merrej.
© SYRI.net
‘Diaspora është me ju 100%’, shqiptaro-kanadezi: Zgjidhja për Shqipërinë është në këtë protestë - SHORTS