Gjykata ka vendosur që të pranojë pjesërisht kërkesën e tij, duke shfuqizuar masën e SPAK për ndalim të daljes jashtë vendit, ndërsa la në fuqi masën e detyrimit me paraqitje
Drejtuesja politike për diasporën e PD, Jozefina Topalli, në një intervistë për Syri Tv, tha se GJK, me vendimin e sotëm, ka minuar kushtetutën dhe veten e saj.
Sipas Topallit, kur Gjykata Kushtetuese rrëzon Kushtetutën, jemi në kushtet e një krize ilegjitimiteti institucional.
Në fakt kam shumë pak kohë për të lexuar dhe për të kuptuar vendimin e GjK, por besoj se dy element kryesor i kam të qarta.
Në gjykimin tim, unë këtë e shikoj si një vendim të gjykatës, i cili është marrë në thyerje dhe dhunim të plotë të Kushtetutës.
Mirëpo, kur Gjykata Kushtetuese rrëzon Kushtetutën, jemi në kushtet e një krize ilegjitimiteti institucional. Mbase kjo është kriza më e rëndë e shtetit demokratik shqiptar në kuptimin institucional të fjalës.
Me këtë vendim të sotëm, ka minuar kushtetutën dhe veten e saj. Kuvendi është shtylla kryesore e demokracisë së një vendi, dhe kur i merret pushteti kuvendit, atëherë jemi në rastet e minimit të demokracisë të shëndetshme parlamentare.
Aktualisht po bashkohen zingjir, minimi i të gjitha institucioneve që dikush të mbajë një pushtet që e konsideron si privilegj për të mos e lëshuar dhe nuk e konsideron si përgjegjësi për ti shërbyer interesit publik të një vendi.
© SYRI.net
‘Diaspora është me ju 100%’, shqiptaro-kanadezi: Zgjidhja për Shqipërinë është në këtë protestë - SHORTS