Ndërsa pritet të jepet një vendim i Gjykatës Kushtetuese për padinë e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha i cili e cilën antikushtetuese masën e dhënë nga Gjykata e Posaçme, për Ivi Kason ky është një vendim i vonuar dhe i pajustifikueshëm
Drejtuesi politik i Qarkut të Korçës, Ivi Kaso, i ftuar në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV tha se kjo çështje do kthehet në një precedent të rëndësishëm dhe duhet te ishte zhvilluar brenda atyre limiteve të transparencës.
Pritje e gjatë, e justifikueshme për shkak te rëndësisë të çështjes, për faktin që kjo çështje ka për tu bërë precedent, standardi që do vendoset dhe qëndrimi që do të mbajë gjykata në këtë rast lidhur me marrjen e këtyre masave nga Spak, ose ratifikimin nga ana e Gjykatës por pa kaluar përmes filtrin parlament, sigurisht që do të përbëjë një precedent dhe për rastet e tjera.
Përsa i përket aspektit Kushtetues dhe ligjor, vonesa është e pajustifikuar, përsa kohë kemi të bëjmë më një vendimmarrje e cila i është servirur gjykatës për tu marrë prej pothuajse një viti, por dhe për të cilin gjykata dhe në vendimin që nuk ka pranuar legjitimimin e 1/5 së deputetëve për ti investuar në Gjykatën Kushtetuese më një çështje të kësaj natyre, gjithsesi i ka hedhur bazat për atë që duhet të jetë vendimarjja e themelit. Ende askush nuk di asgjë, ka një hermetizëm nga ana e gjykatës.
Për një çështje të kësaj peshe dhe rëndësie, për faktin që duan apo nuk duan palët e përfshira, kjo çështje do kthehet në një precedent të rëndësishëm, duhet te ishte zhvilluar brenda atyre limiteve të transparencës. Me praninë e palëve, më debat dhe argumenta në sy të publikut, ku i jep mundësinë publikut të njihet më të gjithë aspektet kushtetuese të një çështje të kësaj rëndësie.
© SYRI.net
‘Diaspora është me ju 100%’, shqiptaro-kanadezi: Zgjidhja për Shqipërinë është në këtë protestë - SHORTS