Skandal/ Martinin në vend që ta çonin në QSUT, e çuan te ‘Ushtaraku’ ku nuk ka kardiokirurg fare

Skandal/ Martinin në vend që ta çonin në QSUT, e çuan te ‘Ushtaraku’ ku nuk ka kardiokirurg fare

17:46, 21/11/2024

Një skandal i rëndë ka mbërritur në redaksinë e SYRI-t, ku denoncohet shërbimi i ambulancës, e cila kur ka marrë 14-vjeçarin e ndjerë, Martin Cani të therur me thikë nga bashkëmoshatari i tij, nuk e ka dërguar në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza, por e kanë dërguar te Spitali i Traumës, ose siç njihet ‘Ushtaraku’.

Sipas denoncuesit, te ‘Trauma’ nuk ka kardiokirurg fare as në organikën e spitalit dhe pasi ka mbërritur 14-vjeçari, kanë thirrur një kardiokirurg nga QSUT.

Kjo zgjidhje që ka bërë shërbimi i ambulancës, sipas denoncuesit është sikur të kapësh veshin e djathtë me dorën e majtë.

‘Te ushtaraku ka vetëm kirurg të përgjithshëm dhe kirurg ortoped ka. Dmth ka kardiokirurg të përgjithshëm që nuk di çfarë të bëjë me traumën e zemrës, maksimumi apendasit. S’ka as aparatura për këto trauma në zemër. S’ka as kirurg torokale që ndodh ndonjë gjë në fyt gjoks në mushkri pa zemrën. Kur vjen puna për intubime e marrin pacientin e fusin prap në ambulancë dhe e dërgojnë në QSUT, ndërkohë ai tu vdes’, thuhet në denoncimin e qytetarit për SYRI-n.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco