Vrasja e 14-vjeçarit/ Nis protesta, prindërit fajësojnë qeverinë: Institucionet e papërgjegjshme vrasin

Vrasja e 14-vjeçarit/ Nis protesta, prindërit fajësojnë qeverinë: Institucionet e papërgjegjshme vrasin

11:17, 21/11/2024

Ashtu siç ishte paralajmëruar, ka nisur protesta-marshim e paralajmëruar pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani.

Marshimi ka nisur nga shkolla ‘Fan Noli’ dhe po vijon drejt Ministrisë së Arsimit.

Qytetarët dhe prindërit fajësojnë qeverinë për situatën e sigurisë jo vetëm në shkolla.

“Institucionet e papërgjegjeshme vrasin,” lexohet në banderolën kryesore.

Protestuesit thanë se nuk ndjehen të sigurt. Madje kishte edhe fëmijë në protestë, që thanë se nuk shkojnë dot në shkollë pasi nuk janë të sigurt.

PROTESTA LIVE

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco