SYRI TV/ PL: Vendimi politik i Apelit për Metën , i sponsorizuar nga Rama e Soros

15:52, 20/11/2024

Partia e Lirisë e cilësoi vendimin e Apelit për të lënë në burg Ilir Metës,  si vendim   të sponsorizuar nga Edi Rama dhe George Soros. Në një konferencë për mediat, sekretari i Përgjithshëm i PL Tedi Blushi dhe avokati i Metës, Genc Gjokutaj deklaruan se SPAK  po i përdor manipulimet si prova kundër Metës, ndërsa akuzuan kreun e SPAK-ut, Altin Dumani dhe prokurorët e çështjes si shërbyes të Edi Ramës.

Një ditë pasi Gjykata e Apelit la në  fuqi masën arrest me burg ndaj presidnetit të Partisë së Lirisë ilir Meta, sekretari I përgjitshëm i kësja force poolitike Tedi Blushi deklaroi se procesi ndaj Metës është politik  i sponsorizar nga qeveria dhe Soros.  Blushi  akuzoi prokurorët e cështjes së po i shërbejn regjimit mafioz, ndërsa akuza të drejtpërdrejta hodhi ndja kreut  të SPAK Altin Dumani për 3 apartamentet e tij.

Dekklartat e Blushit u bënë gjatë konferencës  së përbashkët për  mediat me avoktin e ilir Metës Genci Gjokutajt,  i cili akuzoi SPAKU se po i paraqet manipulimet si prova kundër Metës për ta mbajtur atë në qeli. Gjokutaj ndalet në disa episode të dosjes së Metës, për të cilat ish presdenti ka bërë mbrojtjen faktike.

PL shprehet se nuk do të ndalet deri në zbardhjen e vërtetës ndërsa dënon arrrestimin e dhunshëm të Presidentit Ilir Meta , për të cilën ka parlajmëruar kallzim në SPAK.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco