Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar terrorin që ka nisur ndaj demokratëve në zonën e Fierit.
Ai ka denoncuar aksionin e paligjshëm të bashkisë së Roskovecit dhe policisë ndaj kryetarit të PD-së në Suk-1, ku kërkojnë ti shembin një objekt.
Denoncimi i kreut të PD, Sali Berisha:
Lubi Balluku dhe narkodrejtori, Hitaj terror elektoral ndaj demokratëve!
Sulmohet me 40 narkopolicë shtëpia e kryetarit të PD-së në fshatin Suk 1, Roskovec për t’i prishur banesën pa asnjë njoftim paraprak dhe pa asnjë vendim.
Dënoj me ashpërsinë më të madhe aktin banditesk të Lubi Ballukut dhe narkodrejtorit te saj, Hitaj. I siguroj se do paguajnë gjer në një dëmin që i shkaktuan familjes Metushi.
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital dhe shikoni videon nga vendngjarja:
Doktor Pershendetje!
Belinda Balluku dhe ushtari i saj ne policine e shtetit, drejtori i sapo i emeruar ne qarkun Fier, Skender Hitaj ka nisur terrorin mbi demokratet. Diten e sotme skender Hitaj ka derguar ceten e tij te krimininevele me uniforme per ti prishur banesen kryetarit te Partise Demokratike ne fshatin Suk1 Roskovec, Tofik Metushi. 40 police dhe 4 furgona po ushtrojne terror mbi familjen e krye demokratit Tofik Metushi duke i prishur banesen pa e njoftuar dhe pa nje urdhen prishjeje. E gjitha kjo skene e me regji te Belinda Ballukut po behet per te trembur demokratet dhe qytetaret e ndershem te zones se Roskovecit.
© SYRI.net
‘Diaspora është me ju 100%’, shqiptaro-kanadezi: Zgjidhja për Shqipërinë është në këtë protestë - SHORTS