Në një lidhje direkte nga Nju Jorku me A Show në SYRI TV me Adi Krastën, ish-ambsadori Mal Berisha, ka folur për rezolutën e CDI-së, një organizatë ndërkombëtare me 109 parti të djathta të qëndrës nga 83 vende të botës, e cila e konsideron Shqipërinë një narkoshtet, ku drejtësia përdoret për të vrarë opozitën.
Berisha theksoi se, ‘shqiptarët duhet të kuptojnë që thjeshtë 109 parti të djathta kanë lëshuar një rezolutë ku e kanë konsideruar Shqipërinë një narkoshtet, dhe kanë përdorur drejtësinë për të vrarë opozitën, si mund të shkohet në zgjedhje?’
Intervista në studio:
Berisha: Kjo organizatë, e cila grumbullon rreth vetes partitë e djathta të qëndrës, të cilat janë ato që i kanë dhënë zhvillimin më të madh botës.
109 parti të djathta të qëndrës në botë, kanë lëshuar një rezolutë një dokument që nuk mund të ishte më i zi dhe më i keq për qeverinë shqiptare se aq. Janë thënë në mënyrë të përmbledhur gjëra që ne i themi përditë.
Mos heshtni, heshtja është bashkëpunim me atë që po ndodh në Shqipëri. Kur dikush e merr pushtetin demokraci dhe të gjithë veglat e pushtetit vihen në funksion për të shkatërruar partinë kundërshtare.
Ne shqiptarët duhet të kuptojmë që thjeshtë 109 parti të djathta kanë lëshuar një rezolutë ku e kanë konsideruar Shqipërinë një narkoshtet, dhe kanë përdorur drejtësinë për të vrarë opozitën, si mund të shkohet në zgjedhje?
Për ne demokratët dhe socialistin e thjeshtë apo pensioninstët është një fat i madh që sot bota u zgjua.
Krasta: Si ta kuptojmë sa ka fuqi një rezolutë e tillë të ndikojë në Shqipëri deri në maj?
Berisha: Një rezolutë e tillë thyen barrierën e tmerrshme që iu vu nga ambasada e Soros. Çdo organizatë në botë po ta konsideronte Shqipërinë një narkoshtet do të ishte një lajm shumë i keq.
© SYRI.net
‘Diaspora është me ju 100%’, shqiptaro-kanadezi: Zgjidhja për Shqipërinë është në këtë protestë - SHORTS