Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar me një postim në facebook për prezencën e shtuar të gardistëve në sallën e Kuvendit sa herë që aty është Edi Rama.
“Por kujt i ruhet Edi Rama në një nga institucionet më të sigurta në vend?!”. “Në atë Parlament e vetmja ARMË e cila lehtësisht mund të futet brenda është E VËRTETA”.
Mesazhi:
Sa herë Rama flet në foltore, Parlamenti mbushet me gardistë! Nga çfarë ka frikë Edi Rama?!
Vetëm në pjesën ballore të Parlamentit, sapo Edi Rama doli në foltore, u shfaqën 6 gardistë. Këto janë qartazi paranojat e një njeriu i cili jeton në çdo moment me frikë. Por kujt i ruhet Edi Rama në një nga institucionet më të sigurta në vend?! Në atë Parlament e vetmja ARMË e cila lehtësisht mund të futet brenda është E VËRTETA. Ndaj dhe Edi Rama mundohet që me ministrat, deputetët dhe gardistët patronazhistë, të sigurohet që e vërteta të mbytet, dhunohet apo përjashtohet nga salla. #sb
© SYRI.net
‘Diaspora është me ju 100%’, shqiptaro-kanadezi: Zgjidhja për Shqipërinë është në këtë protestë - SHORTS