Tragjedi e paralajmëruar/ Kadillari: Ngjarje e nisur prej një jave, gjithçka ndodhi brenda 90 sekondave

09:14, 19/11/2024

E ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’, gazetarja Aulona Kadillari, foli mbi tragjedi e ndodhur një ditë më parë në shkollën 'Fan Noli', ku humbi jetën një i mitur dhe i mbeti i plagosur shoku i tij.

Kadillari u shpreh se, ngjarja ka nisur ditë më parë ku as familjarët dhe as shkolla nuk ka qenë e informuar mbi situatën e ndodhur, ku  mbas orarit mësimor viktima sëbashku me miqtë e tij kanë tentuar të sqarojnë situatën mes tyre por fatkeqësisht përfundojë në një ngjarje tragjike.

Deklarata:

Duhet kuptuar fakti që në informacionet e para mund të kenë qënë dhe kondratiktore. Ngjarja mes adoleshentëve ka nisur gati 1 javë më parë në shkollë. Ka qenë një grindje ku oficeri i policisë i ka parë dhe ka shkuar për ta zgjidhur dhe ata i kanë thënë që situata është sqaruar.

Por pas ksaj të premten ka apsur një tjetër grindje mes tyre dhe grindja më pas ka agravuar dhe është lënë me aq deri kur ditën e djeshme kanë qenë jashtë shkollës për të sqaruar situatën. Viktima sëbashku me shokun e tij ka thirrur në ndihmë miqtë e tij nga një shkollë tjetër.

Ka qënë apo i kërcënuar nuk e dimë por sipas informacioneve të policisë as prindërit nuk kanë qenë të informuar. ka qënë gati për 1 minut e 30 sekonda e gjithë grindja. Autori ka qënë ai që i ka qëlluar nga posht. Viktima me shokët e tij e kanë vënë në tokë duke përdorur dhunë fizike, ai ka pasur me vete një armë të ftohtë, bicak dhe ka qëlluar viktimën dhe shokun e tij disa herë.

Kjo ka ndodhur në pak minuta dhe i ka qëlluar 6 herë me thikë viktimën afër zemrës dhe më pas edhe shokun e tij. Autori është dëmtuar në krah dhe po merr ndihmë mjeksore në një spital privat dhe për momentin nuk ka dhënë një deklaratë për policinë, pasi ai duhet të merret në pyetje në praninë e avokatit, prindërve dhe psikologut.

Shoku i viktimës është në gjendje stabël. Grindja mes tyre ka nisur për faktin se pse më sheh dhe pse të shoh. Adoleshentët tani duan të tregojnë autoritetin tek shokët edhe tek shoqet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco