‘Shqipëria narkoshtet’/ Vokshi nga Kamboxhia për Çim Peka Live: Rezoluta e CDI u votua unanimisht nga 83 vende!

21:27, 18/11/2024

Deputetja e PD-së dhe njëherazi Kryetarja e LDG-së, Albana Vokshi, ka hedhur dritë mbi votimin unanim i rezolutës së CDI-së, ku dënohet narkoshteti i Edi Ramës dhe kontrolli i drejtësisë nga politika për të goditur liderët e opozitës.

Në një lidhje telefonike nga Kamboxhia për Çim Peka Live në SYRI TV, Vokshi u shpreh se ‘CDI është institucioni i partive popullore të djathta dhe të qëndrës së djathtë në rang botëror’, ku rezoluta për Shqipërinë është nënshkruar në mënyrë unanime nga 109 parti nga 83 vende të ndryshme.

‘Unë kam bërë një fjalim duke rreshtuar disa prej arsyeve, pse PD e kërkon miratimin e kësaj rezolute dhe është votuar me votë unanime. Ka pasur edhe përfaqësues të lartë të CDI-së që edhe para pjesës së procedurave e morën si referencë Shqipërinë për situatën politike, procedurën e padrejtë të arrestimit politik të Sali Berishës dhe pasi u miratua në mënyrë unanime rezoluta, e gjithë pjesa e fundit e mbledhjes ka qënë në referencë të Shqipërisë ku termi i përdorur ka qënë narkoshteti, narkodiktatura, narkodiktator duke iu referuar edhe burgosjeve jo vetëm në Amerikën Latine por edhe në shumë raste në vende në Europë’, theksoi Vokshi.

Pjesë nga intervista: 

Vokshi: CDI është institucioni i partive popullore të djathta, si PPE por më e gjërë se PPE. Filiali i CDI në Europë është PPE dhe ka përfaqëuesit e saj, por ka përfaqësues edhe nga Amerika Latine, nga Azia, nga Afrika e kështu me radhë. Janë partitë e djathta dhe të qëndrës së djathtë në rang botëror.

Janë përfaqëues ministra, ish-ministra, kryeministra, ish-kryeministra, presidentë, ish-presidentë, janë si PPE por më e zgjeruar se ajo. Janë 109 parti nga 83 vende të ndryshme të botës.

Ne si PD jemi anëtar me të drejta të plota, mund të propozojmë rezoluta dhe ka një procedurë të caktuar dhe një afat të caktuar kur paraqiten dhe depozitohen rezolutat, ka një procedurë shqyrtimi të rezolutave në forumet e tyre dhe më pas i kalojnë komitetit ekzekutiv që ishte dhe mbledhja e sotme.

Ashtu sikur e ka dhe PPE që ka një procedurë zyrtare të tyre dhe nuk ka nevojë për lobim.

Peka: Para sa kohësh është dorëzuar nga ju projekt-rezoluta?

Vokshi: Ka disa javë. Kanë procedura të caktuara dhe afate të caktuara. Është një procedurë zyrtare.

Peka: Kjo rezolutë është votuar sot?

Vokshi: Patjetër që është votuar. Ka një procedurë për tu prezantuar nga oragnizatorët. Unë kam bërë një fjalim duke rreshtuar disa prej arsyeve, pse PD e kërkon miratimin e kësaj rezolute dhe është votuar me votë unanime. Ka pasur edhe përfaqësues të lartë të CDI-së që edhe para pjesës së procedurave e morën si referencë Shqipërinë për situatën politike, procedurën e padrejtë të arrestimit politik të Sali Berishës dhe pasi u miratua në mënyrë unanime rezoluta, e gjithë pjesa e fundit e mbledhjes ka qënë në referencë të Shqipërisë ku termi i përdorur ka qënë narkoshteti, narkodiktatura, narkodiktator duke iu referuar edhe burgosjeve jo vetëm në Amerikën Latine por edhe në shumë raste në vende në Europë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco