Syri Tv
Kryetari i Partisë demokratike, Sali Berisha e cilësoi si gjobën më të lartë në historinë e shqipërisë, gjobën që shteti shqiptar I pagoi biznesmenit Italian, Francesco Becchetti, pasi kryeministri edi rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj, mbyllën televizonin Agon Channel. Lideri I opozitës u shpreh pasuritë e Ramës dhe Veliaj do të sekuestrohen ndërsa theksoi se buxheti që pritet të kalojë javën e ardhshme, është I fundit që do të miratohet nga kryeministri Edi Rama.
Kryetari i Partisë demokratike Sali Berisha, akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkikaun Erion Veliaj, se me veprimet e tyre antiligjore, me mbylljen e Agon Channel, i kushtuan shtetit shqiptar, gjobën më të lartë në histori. Ndërsa ju referua lajmit se Biznesmeni Italian Francesco Becchetti ka ekzekutuar gjobën 110 milionë euro të arbitrazhit në Belgjikë, duke marrë të gjitha paratë e hapësirës ajrore të Shqipërisë, lideri i opozitës, në fjalën e tij të pernatshme, deklaroi se të gjitha pasuritë e kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiakut erion veliaj do të sekuestrohen.
Në prag të miratimit të buxhetit për vitin 2025, Berisha akuzoi qeverinë se ka planifikuar një buxhet që mbështet qeveritaret dhe jo qytetarët.
Duke premtuar se me ardhjen e partisë demokratike, do të vendoset minimumi jetik dhe do të rriten pagat, lideri i PD u bëri thirrje qytetarëve të vijojnë mosbindjen civile deri në krijimin e qeverisë teknike.
© SYRI.net
‘Diaspora është me ju 100%’, shqiptaro-kanadezi: Zgjidhja për Shqipërinë është në këtë protestë - SHORTS