Flamur Rraja, vëllai i ish-deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja, është arrestuar pasi ishte shpallur në kërkim për dhunë ndaj pjesëtarëve të një familje.
Rraja dyshohet se më 24 Tetor ka dhunuar Kujtim Cacën dhe familjen e tij, për shkak të konflikteve të pronësisë.
Ngjarja u raportua dy ditë pas ndodhisë dhe, kaështë mbajtur e fshehtë për një kohë nga autoritetet policore.
Pas arrestimit të Flamur Rrajës, policia ka shpallur në kërkim edhe djalin e tij, Arjel Rraja, i cili ka pasur probleme të mëparshme me ligjin.
Ai është ndaluar më herët nga forcat e rendit për posedim dhe shitje të lëndëve narkotike.
Policia ka nisur hetimet për rastin, ndërkohë që dyshimet janë të forta për lidhje të mundshme mes këtij incidenti dhe konflikteve të tjera të pasurisë.
© SYRI.net
‘Diaspora është me ju 100%’, shqiptaro-kanadezi: Zgjidhja për Shqipërinë është në këtë protestë - SHORTS