Bora zbardh Dardhën e Voskopojën, ja situata në qarkun e Korçës

Bora zbardh Dardhën e Voskopojën, ja situata në qarkun e Korçës

09:18, 16/11/2024

Një pjesë e mirë e Korçës është përfshirë nga reshjet e borës. Zona e Dardhës e Voskopojës janë zbardhur nga bora.

Në Dardhë trashësia maksimale e dëborës shkon në 10 cm, ndërsa në Voskopojë ka rënë 5 cm dëborë. Më pak reshje bore ka pasur në Qafën e Qarrit dhe në segmentin Zëmblak -Goricë. Sipas informacioneve nuk ka probleme në rrugë dhe borëpastrueset ndodhen në terren.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco