Nisin reshjet e para të borës në qarkun e Korçës. Reshje të dendura bore kanë rënë në fshatin Dardhë. Për shkak të pranisë së borës, mësohet se ka pasur edhe probleme në qarkullimin e automjeteve.
Kujtojmë se nga dita e sotme është vënë re një ulje e ndjeshme temperaturash në vend.
Temperaturat e ajrit u ulën sot në vlerat minimale dhe maksimale duke u luhatur nga -2°C mëngjesi në zonat malore deri në 17°C mesdita në zonat jugperëndimore.
Sipas informacioneve rreshjet janë në Bigëll, në pikën më të lartë të këtij fshati turistik por deri tani nuk ka probleme sa i përket qarkullimit.
Rreshje bore janë regjistruar edhe në fshatin Shtyllë dhe në pikën e Mashkullorës pika më e lartë e segmentit Shtyllë - Panarit. Në pjesën tjetër të qarkut vazhdojnë rreshjet e shiut.
© SYRI.net