Një telefonatë në studion e ‘Kafe Shqeto’ mëngjesin e sotëm nga një qytetare e vendit tonë, tregoj realitetin e hidhur dhe vdekjeprurës me të cilën po përballen qytetarët në sistemin shëndetësor në Shqipëri, që vetëm i tillë nuk është.
Qytetarja tregoj tragjedinë që i kishte ndodhur në familje, ku e motra shkonte tek 'Onkologjiku' për tu trajtuar me dy seancat e fundit nga sëmundja e rëndë që po vuante, e teksa mjekët i kishin dhënë 100% shpresë se tashmë ishte mirë, fatkeqësisht pas dy muajsh ndërroj jetë.
Deklarata e saj:
"Nga Durrësi po flas. Doja të ndalesha pak të spitali i 'Onkologjikut' ku kisha motrën atje dhe kemi vrapuar kush e kush të kapte i pari e të zinte krevatin apo të merej me infermierin për të marrë ilaçe.
Nuke di përse sorumet i mbulojnë me kafe të zezë sipër e sime motre i thanë se je e shëruar 100%, por më e keqja është se dy seancat e fundit të trajtimit i bëjnë në Maqedoni me 1500 dollarë/seancë.
Këtu tek ne kanë aparatin, ndërsa në Maqedoni kanë dhe aparatin dhë lëngun dhe pasi bëri këto seanca dhe i thanë se je mirë me shëndet për fat të keq, ajo ndërroj jetë dy muaj më pas.
Ishte vetëm 60 vjeçe dhe nuk i dhanë as një protokoll për të bërë një analizë apo konsultë, po vraponimi për të kapur mjekët, e vraponim për të zënë krevatin dhe kishim frikë se çfarë ilaçesh i jepnin.
Është një tmerr i vërtetë e mjerë kujt i bie të shkojë në këto spitale!"
© SYRI.net
‘Diaspora është me ju 100%’, shqiptaro-kanadezi: Zgjidhja për Shqipërinë është në këtë protestë - SHORTS