Berisha: Fronti opozitar, kusht për përmbysjen e diktaturës! ‘4 RTSH’-të indoktrinojnë 24/7 shqiptarët!

22:15, 14/11/2024

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh në Çim Peka Live në SYRI TV, se ‘bashkimi i forcave opozitare përbën një kusht themelor për përmbysjen e kësaj diktature’.

Duke renditur disa prej vështirësive që bashkimi i frontit opozitar has, Berisha u shpreh se ‘sot 4 media e mëdha kombëtare janë klonime të njëra tjetrës’.

‘Autoporlantat e 4 RTSH-ve intoksikojnë 24/7 dhe indoktrinojnë shqiptarët dhe kjo është një vështirësi’, theksoi Berisha.

Berisha: Bashkimi i forcave opozitare përbën një kusht themelor për përmbysjen e kësaj diktature. Ata që konsiderojnë diktaturën të keqen më të madhe të këtij vendi janë të bashkuar. Ka të tjerë që preferojnë të bëjnë opozitën e opozitës dhe i shërbejnë qeverisë. Me këta nuk ke mundësi të krijosh një front të përbashkët. Një tjetër fatkeqësi është sot, situata dramatike e shoqërisë civile të cilat edhe ato kanë një rol të veçantë por edhe ato në tërësi kontrollohen nga qeveria. Sot 4 media e mëdha kombëtare janë klonime të njëra tjetrës. Fatmirësisht që ka media të tjera dhe portale që censurën e plotë e bëjnë të pamundur por autoporlantat e 4 RTSH-ve intoksikojnë 24/7 dhe indoktrinojnë shqiptarët dhe kjo është një vështirësi.

Ky front do krijohet. Edi Rama është në hall të madh. Një njeri që arreston burgos lider të tre partive kryesore opozitare, ai krijon përshtypjen se nga frika e di që ai të ardhme nuk ka, mandat nuk mund të marrë nqs ka zgjedhje të lira. Kjo është betejë. Diktatura nuk rrëzohet me një të rënë. Lëvizjes guerile përjashtohen nga PD. Mosbindja civile është rruga drejt përmbysjes së diktaturës dhe rikthimit të zgjedhjeve të lira në Shqipëri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco