PS nuk distancohet nga hajdutët/ Koka: Rama dhe Beqja bashkë në çështjen e koncesionit të sterilizimit

18:37, 14/11/2024

I ftuar në emisionin ‘Task Force’, gazetari Bledian Koka, foli mbi ngjarjen e ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm kur po mbahej Komisioni Hetimorë për çështjen e sterilizimit, ku Ilir Beqja me pranga në duar, ka hyrë në sallën ku po mbahej mbledhja dhe ka ofenduar deputetët e opozitës, duke mos u ndaluar as nga persona të gardës.

Koka u shpreh se, Beqja dhe Rama qartazi janë bashkë në vjedhjet e koncesionit të sterilizimit, prandaj dje PS u bë një grusht qeliku rreth Ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqja.

“Kjo mazhorancë jo vetëm që nuk distancohet nga hajdutët por kur ata dalin nga linja i mbron.”- u shpreh gazetari

Deklarata:

Ajo që kemi parë dje është një akt i një njeriu që ka një farë ngjashmërie me një fenom si fenomi i Kadri Hasbiut dikur, ku edhe pse po i bëhej gropa para komitetit partisë sërisht thoshte partia ime më dënon. Në këtë rast kemi një ndryshim të vogël, në këtë rast partia është pro.

Ka disa narrativa që kanë rën mbrëm. E para punës kuptohet që Ilir Beqaj nuk ha ngrën kumbulla mbrapa Ramës, po janë bashkë në sterilizimin. Prandaj  në shkelje të cdo lloj logjike politike të një komisioni hetimorë PS u bë grusht qeliku rreth Ilir Beqajt. Kjo nuk mund të ndodhte vetëm në rast se Beqaj nuk do ta kishte dërguar powerpoint-in tek Edi Rama për ti thënë se shiko si do të mbroj ty dhe aferën skandaloze korrupsioni siq është sterilizimi, nesër në komisionin hetimorë.

Prandaj ajo që në kemi parë tregon që kjo mazhorancë jo vetëm nuk distancohet nga hajdutët por kur ata nuk dalin nga linja dhe i mbron ata.

Prania e Ilir Beqajt si dëshmitarë vetëm para Komisionit Hetimorë dhe jo si i pandehur nga SPAK-u për një aferë korruptive tregon cfarë drejtësie kemi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco