Rama bllokon hetimin e vjedhjeve në Shëndetësi, nuk pranon kërkesën e opozitës për zgjatje të afatit

Rama bllokon hetimin e vjedhjeve në Shëndetësi, nuk pranon kërkesën e opozitës për zgjatje të afatit

18:01, 13/11/2024

Konferenca e Kryetareve rrëzon kërkesën e Partisë Demokratike për zgjatjen e mandatit te Komisionit Hetimor Parlamentar, për sterilizimin dhe check-up ne shëndetësi.

Pqërfaqësuesit e mazhorancës në Konferencën e Kryetarëve nuk pranuan kërkesën e PD.

Në kërkesen e opozites thuhet se nëse Komisioni nuk e zgjat veprimtarinë e tij, nuk ka asnjë afat kohor për të shkruar raportin, i cili fillon hartimin pas pyetjes së të gjithë dëshmitarëve që në rastin më të mirë kërkon 10-14 ditë, si dhe paraqitja e raportit për miratim në Komision.

Më 14 nëntor, përfundon afati i Komisionit Hetimor Parlamentar, ndërsa pa u marrë në pyetje ka mbetur ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, edhe pse u thirr dy herë për të dëshmuar, si dhe kryeministri Rama dhe Vilma Nushi, dëshmitarë kyç për aferën e mbi 200 milionë eurove në Shëndetësi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco