Bushkolaj: Dosja ‘Çyrbja’ tregon fuqizimin që ka marrë krimi ndër vite

Bushkolaj: Dosja ‘Çyrbja’ tregon fuqizimin që ka marrë krimi ndër vite

18:54, 12/11/2024

Gazetari Elkier Bushkolaj, i ftuar në TASK FORCE në SYRI TV me Sonila Meçon, ka folur për dosjen ‘Çyrbja’ dhe çështje të rëndësishme që lidhen me përgjimet e SKY.

Bushkolaj u shpreh se, kjo dosje nuk tregon asgjë më shumë se fuqizimin e dhe pushtetin e bandave kriminale ndër vite.

Deklarata:

Çyrbja në atë dosje nuk është ndër personazhët  kryesorë, po të lexosh pjes dhe nga dosja. Patjetër është zgjatim i dosjes 339, pasi personazhet e njëjtë  që janë pjesë e dosjes 339 ku ndër to është zoti Dako na del edhe në këto dosje. Na tregon vetëm fuqizimin që ka marrë krimi me kalimin e viteve.

Nëse në dosjen 339 flitet vetëm për largimin nga puna të disa eksponentëve të PD kur vijm në 2021 vijmë direkt tek ndikimi i kandidatëve në listë në pozicione preferenciale.

Kjo tregon edhe pushtetin që kanë marrë me kalimin e viteve, se sa shumë është fuqizuar roli i bandave dhe kjo nuk ndodh pa leje të posatshme.

Nuk ndodh në zona elektorale ku vetë kryeministri është kandidat.

Ne nuk dimë se cfarë krimi ka marrë në këmbim të gjithë këtyre viteve.- u shpreh Bushkolaj

© SYRI.net

Lexo edhe:

Më të lexuarat
Denonco