‘Noyzi i dha fitoren Veliajt, Beyonce s’kishte peshë në ShBA’/ Debati Peka-Haxhiu: Showbizi e keqkupton rëndësinë...

21:46, 11/11/2024

Analisti Baton Haxhiu, i ftuar në Çim Peka Live në SYRI TV, u shpreh se Trump kërkoi rritjen e transparencës dhe dëshiron të lirohet nga kjo censurë që ti jap të drejtën secilit të ankohet. 

Kufizimi i censurës, rrezikon një gjë për ata që merren me media, saher e ndërtojmë një censurë, e kemi hapësirën për disinformata, dhe Trump dëshiron të lirohet nga kjo censurë dhe ti jap të drejtën secilit të ankohet. 

Trump përfaqëson një grup, një ide. Trump kërkoi rritjen e transparencës, por nuk duhet të ndërhyhet në përmbajtje, dhe heqja e kësaj censure, do çonte në disinformata dhe çdokush do shkruante çfarëdo. 

Por sa ndikuan rrjetet sociale dhe personazhet e showbizit në zgjedhjet në Amerikë?

Sipas Pekës, Beyonce, Roberto De Niro dhe Jennifer Lopez nuk kishin peshë elektorale dhe nuk ndikuan tek populli amerikan për ti dhënë fitoren Harris, ndërkohë, në Shqipëri ndodhi e kundërta, pati efekt mbështetja e Noyzit dhe Ciljetës për ti dhënë fitoren Veliajt. 

Beyonce, Roberto De Niro dhe Jennifer Lopez nuk kishin peshë elektorale
Këtu ata patën efekt, i fitoi Veliaj zgjedhjet.

Ndërkohë, sipas Batonit, njerëzit e showbizit e keqkuptojnë veten dhe rëndësinë e tyre. 

Njerëzit e showbizit e keqkuptojnë veten dhe rëndësinë e tyre.
Janë dy modele të ndikimeve, modeli i filozofëve dhe i shkrimtarëve që ndikon një konjekturë politike dhe e shpërndajnë konceptin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco