VIDEO/ Fitorja e Trump, Shkullaku: Mediat tradicionale amerikane e kanë humbur

21:30, 11/11/2024

Gazetari Armand Shkullaku gjatë bisedës në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, për fitoren e Donald Trump në zgjedhjet presidenciale amerikane, ka deklaruar, se ai fitoi me mbështetjen e medieve sociale, medieve të reja.

Sipas tij, media tradicionale amerikane e kanë humbur fillin, pasi jo vetëm që e nxirrnin Trumpin humbës, por me diferencë të madhe. Ç’ka në fakt, ndodhi e kundërta.

‘Çfarë i ndodhi Trumpit. Mos ta shikojmë tani, por që në vitin 2016, të gjitha media tradicionale e stigmazitonin. Amerikanët kishin turp të thoni se do të votonin për të.

Të gjithë mediat tradicionale e tregonin humbës me rezultat të thellë.

Në këto zgjedhje thonin se, jo vetëm që nuk fiton votën popullore, që ai është 5 mln përpara, por nuk merr shtetet, me Kamalën do të dështojë, etj.

Trump është pasojë e një mashtrimi të madh që kishte ngritur establishmeti për të ruajtur statuquonë.

Trump këtë statuquo e prish. E prish nga çmenduria, apo se ka një projekt të vetin, ne këtë nuk e dimë. Ne e parë që edhe njerëzit e afërt e zv/presidenti çfarë thanë pas këtyre zgjedhjeve? Thanë që, shyqyr që janë mediat sociale, sepse sot çdo qytetar mund të jetë një media, se ato tradicionale na sakatuan me sondazhet e lajmet.

Ju e patë, ajo gazetarja e famshme Megin Kelli e cila në podcastin e vet ditën e zgjedhjeve kishte 4.2 mln ndjekës, CNN kishte 4.7 mln ndjekës, në kohë reale themi.

Kjo tregon se mediat, tradicionale e kanë humbur. A kishte Trump këtu, për ta kuptuar që përpara këtë gjë dhe të merrej me rrjetet sociale, kjo është diçka tjetër’, tha Armand Shkullaku në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco