‘Ambasadori gjerman kundërshtoi Yuri Kim për ‘non grata-n’/ Berisha: Grusht shteti ndaj opozitës! Nuk llogaritën reagimin...

‘Ambasadori gjerman kundërshtoi Yuri Kim për ‘non grata-n’/ Berisha: Grusht shteti ndaj opozitës! Nuk llogaritën reagimin...

21:38, 11/11/2024

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka folur për rikthimin e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë dhe theksoi se duke u goditur opozita në Shqipëri, është rrëzuar sovraniteti i brendshëm i vendit.

I ftuar në ‘Open’, Berisha zbardhi bisedën mes ish-ambasadores së ShBA-së Juri Kim dhe ambasadorit gjerman, në lidhje me kërkesën e saj për tu solidarizuar me dhënin e ‘non-grata’-s për liderin e opozitës.

Berisha tha se me këtë masë u bë një grusht shteti ndaj opozitës shqiptare, por se ata që realizuan goditjen nuk bënë llogaritë lidhur me reagimin e ish-kryeministrit.

Berisha: Kur u dha lajmi për shpalljen time ‘non grata’ ambasadorja Kim kërkoi takim me ambasadorët e vendeve të mëdha të akredituar në Tiranë dhe kërkonte solidaritet. Ambasadori gjerman i tha: jo zonjë ne nuk solidarizohemi me këtë vendim, ju nuk na pyetët. Ju nuk keni asnjë fakt për Sali Berishën. Ju këtë e bëtë që të ndihmoni Qeverinë, sepse vendi ka qeveri dhe opozitë.

Kjo masë u vendos pasi u pyeta 1 javë nga zgjedhjet, nga këshilltari izraelit nëse isha për një koalicion të gjerë. Pyetja e dytë ishte: çfarë do të bëja unë nëse ndodh? Dhe përgjigjia ime ishte: do e kundërshtoj me sa kam mundësi”, tha Berisha, duke shtuar se “3 javë pas zgjedhjeve më goditën duke më shpallur ‘non grata’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco