Këlliçi: Trump do fshijë përfundimisht 'Deep State' nga Departamenti i Shtetit

10:21, 11/11/2024

I ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO në SYRI TV ishte Drejtuesi Politik i Tiranës për Partinë Demokratike, Belind Këlliçi.

Ai ka komentuar zgjedhjet në SHBA dhe propozimet për ndyshime nga ana e presidentit të sapozgjedhur, Donald Turmp.

Belind Këlliçi: Tashmë është fakt, ai ka nisur punën. Ka nisur me premtimet e para. Ka bërë zgjedhjet e para. Ka zgjedhur shefen e kabinetit, ka bërë disa përjashtime në raport me personat që nuk mund t'i bashkohen ekipit të tij. Ka folur qartazi për atë çka shumë njerëz në botë, edhe shtete të tjera, unë e kam thënë më parë, sepse nuk bëhet fjalë për t'u zgjedhur President i Amerikës, zgjidhet Presidenti i Botës. Sytë janë të këto zgjedhje në Amerikë.

Ka bërë të qartë investimin e tij personal dhe të Shteteve të Bashkuara për të ndalur dy luftërat aktuale. Luftën në Lindjen e Mesme dhe konfliktin Rusi – Ukrainë, në mënyrë të padiskutueshme. Dhe padyshim ka folur edhe Deep State, për ta fshirë një herë e mirë atë nga Departamenti i Shtetit dhe në të gjitha institucionet e SHBA, që pikësëpari janë përdorur politikisht për të sulmuar kundërshtarët, pra brenda Shteteve të Bashkuara dhe ku aty përfshihet edhe fjala e lirë, sepse vetë Trump është goditur si askush më parë për shkak të deklaratave të tij, që janë krejt të drejtpërdrejta dhe janë ato që ai i mendon realisht.

Në fakt këtë e kemi përjetuar edhe në Shqipëri për sa i përket problematikave që kemi patur me Partinë Demokratike, me simbolet e partisë sonë, vulën, logon. Dhe në fakt ka ndodhur ajo që të gjithë qytetarët e dinin. Shumica e qytetarëve nuk kishin asnjë diskutim, e dinte çdo demokrat se  gjykatat e kontrolluara dhe institucionet e kontrolluara nga politika, nga mazhoranca, mbanin peng me një vendimmarrje politike të gjithë statusin e PD.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco