Në ditën e 314 të qëndresës qytetare, kryetari i FRPD Durrës, Shyqyri Myrtollari tha se zgjedhjet në Dibër, Durrës dhe Shijak na e kanë vërtetuar që nuk ka zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Çdo votues duhet ta dijë që kjo luftë nuk bëhet vetëm për liderin tonë dhe PD, prandaj thirrja shkon për të gjitha partitë e tjera që e quajnë vetën opozitar, u shpreh Myrtollari në fjalën e tij.
A kemi në zgjedhje të ndershme dhe të lira? Jo, nuk kemi. Dosja 134 dhe dosja 339, zgjedhjet në Dibër, Durrës dhe Shijak na e kanë vërtetuar që nuk ka zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Ndaj duam një qeveri teknike, që të hyjmë në zgjedhje të barabartë, të gjitha partitë. Çdo votues duhet ta dijë që kjo luftë nuk bëhet vetëm për liderin tonë dhe PD, prandaj thirrja shkon për të gjitha partitë e tjera që e quajnë vetën opozitar.
Mosbindjes tonë duhet ti bashkohen të gjithë, i madh dhe i vogël, çdo shqiptar që e do këtë vend, çdokush që nuk do të largohet nga ky vend.
© SYRI.net