Bushati: Strategji që u ndoq me Trump, u ndoq edhe në Shqipëri duke përdorur SPAK kundra rivalëve të Ramës

20:14, 08/11/2024

I ftuar në SYRI TV me Armela Ferkon, analisti Andi Bushati ka folur për fitoren e Trump, si një mesazh për Shqipërinë dhe Kosovën.

Sipas Bushatit, ‘fitorja e Trump dhe mënyra se si reaguan afro 80 milionë votues amerikanë, kanë hedhur totalisht poshtë qasjen që administrata demokrate ndoqi ndaj Shqipërisë’.

‘E njëjta strategji që u ndoq me Trump është ndjekur këtu nga administrata demokrate duke përdorur SPAK. Me anë të drejtësisë me prokurori dhe gjykata po pengohen rivalët e pushtetit për të marë pjesë në gara. Zgjedhja që bën votuesit amerikanë hedh poshtë edhe këtë logjikë që kemi parë të aplikohet në mënyrë të turpshme në Shqipëri’, u shpreh analisti.

Gjithashtu Bushati theksoi se me fitoren e Trump, ‘votuesi amerikan vendosi një gjë shumë të rëndësishme, askush tjetër që është pjesë e elitash nuk mund të vendosë se kë ne të zgjedhim që të kemi prijësin tonë’.

Bushati: Fitorja e Trump dhe mënyra se si reaguan afro 80 milionë votues amerikanë, kanë hedhur totalisht poshtë qasjen që administrata demokrate ndoqi ndaj Shqipërisë.

Po të shohim historinë e këtyre 4 viteve të Donald Trump, ai u pengua të garonte përmes proceseve të shumta, vendimesh gjykatash, iu hapën çështje për shmangie taksash, për dokumenta të klasifikuara, për pornostaren, si për sulmin mbi Kapitol.

Por votuesi amerikan vendosi një gjë shumë të rëndësishme, askush tjetër që është pjesë e elitash nuk mund të vendosë se kë ne të zgjedhim që të kemi prijësin tonë.

E njëjta strategji që u ndoq me Trump është ndjekur këtu nga administrata demokrate duke përdorur SPAK. Me anë të drejtësisë me prokurori dhe gjykata po pengohen rivalët e pushtetit për të marë pjesë në gara. Zgjedhja që bën votuesit amerikanë hedh poshtë edhe këtë logjikë që kemi parë të aplikohet në mënyrë të turpshme në Shqipëri.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco