Gjatë konferencës me gazetarët, kreut i PD-së, Sali Berisha akuzoi Altin Dumanin, se udhëtimi i tij në Shkodër, ishte thjeshtë kthimi kriminelit në vendin e krimit!
‘Pista e vetme e masakrës është shteti’, tha Berisha.
Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:
Kurrë ndonjëherë krimi nuk ka pasur përfaqësues më të fuqishëm dhe më të shumtë se në qeverinë aktuale të Edi Ramës.
Vetë Edi Rama pohoi se ka qenë përdorues i Encrochat dhe se mund t’i dalë emri kund i cituar.
Dihet se Edi Rama për përdorim SKY EÇ, është denoncuar botërisht në mediat më të mëdha të botës, nga ish-partnerja e famëziut McGonigal, pasi ajo thotë se me bisedat e tij të gjata me SKY EÇ nuk kishin të sosur me Edi Ramën.
Por, përfaqësues tjetër i botës së krimit në qeveri është Taulant Balla Bego Yaris, një kriminel me dokumente i vërtetuar se është akuzuar për vrasje nga dëshmitarë në sallën e gjyqit.
Me dokumente i vërtetuar se ka ndërhyrë në mënyrë intensive për t’u dhënë tendera bandave.
Me dokumente i vërtetuar se ka liruar, ka urdhër Vath Stakën të lirojë vrasësit e Lulzim Kullës, terroristë që vendosën nën shalën e biçikletës tritolin për ta hedhur atë në erë, por edhe kalimtarë të tjerë.
Udhëtimi i Altin Dumanit në Shkodër ishte dëshmi e kthimit të kriminelit në vendin e krimit, sepse krimet e kryera në Shkodër të gjitha flenë në dosjet që mban në sirtar më i ligj njëqind herë se Nuredini, Altini i prokurorisë speciale.
Pra, siç e shihni, kaluan 10 ditë. Ndonëse Shkodra e di shumë mirë edhe dorasin, edhe porositësin, por këto po i mbyll Altin Dumani, po i mbyll Mondi i Sulës, po i mbyll Proda i bandave, Hoxha i bandave dhe Edi Rama që i ka licencuar.
E konsiderova të domosdoshme të paraqes para medieve dëshminë tjetër sot pas 10 ditësh asnjë pistë, sepse pista e vetme është shteti.
KONFERENCA LIVE:Â
© SYRI.net
‘Diaspora është me ju 100%’, shqiptaro-kanadezi: Zgjidhja për Shqipërinë është në këtë protestë - SHORTS