Opozita vijon betejën kundër kryehajdutit të kryeqytetit/ Sot protesta e radhës kundër ErionVeliajt

Opozita vijon betejën kundër kryehajdutit të kryeqytetit/ Sot protesta e radhës kundër ErionVeliajt

08:40, 08/11/2024

Sot do të zhvillohet protesta e radhës para Bashkisë së Tiranës, ku qytetarët do të kërkojnë sërish dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Protesta do të nisë në orën 11:00. Aksioni organizohet nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, ku do të jenë të pranishëm edhe përfaqësues nga PD-ja si dhe figura të njohura të artit.

Protestat para kësaj bashkie po zhvillohen për skandalet që kanë ndodhur në këtë institucion, siç janë afera e inceneratorëve dhe dosja "5D", ku janë arrestuar pas hetimeve të SPAK-ut, një sërë drejtorësh. Qytetarët kërkojnë me ngulm që Veliaj të vihet para drejtësisë.

Edhe vetë Veliaj u mor në pyetje nga SPAK-u për aferën e inceneratorëve, ndërsa janë thelluar hetimet për drejtorët e tij.

Qytetarët kanë paralajmëruar se protestat nuk do të ndalen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco