Bardhi-Spiropalit: Dorëhiqu sepse je përfaqësuese e krimit të organizuar

10:22, 07/11/2024

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka shpërthyer në seancën e kësaj të enjteje në parlement, duke i kërkuar kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropalit, të japë dorëheqjen, pasi në kundërshtim me Kushtetutën kanë dënuar deputetët e opozitës.

Bardhi e cilësoi  Spiropalin, përfaqësuse të krimit të organizuar, që sipas tij, ajo dhe maxhoranca kanë penguar opozitën që të marrin pjesë në seancë plenare, pa ligj e rregullore.

Ju duhet të jepni dorëheqje, pasi keni penguar opozitën pa ligj e rregullore, që mos marrë pjesë në seancat plenare.

Kjo në kundërshtim me Kushtetutën, në kundërshtim me rregulloren, iu keni vënë deputetëve të opozitës forcat speciale të policisë.  

Ti zonjë je përfaqësuese e krimit të organizuar, duhet të japësh dorëheqje. Duhet t’ju vijë vetëm turp.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco