Presidenti Begaj uron Donald Trump për fitoren

Presidenti Begaj uron Donald Trump për fitoren

11:35, 06/11/2024

Presidenti Bajram Begaj ka uruar Donald Trump për fitoren në zgjedhjet presidenciale përballë Kamala Harris, përmes një postimi në platformën ‘X’.

Begaj u shpreh se pret të forcojë më tej bashkëpunimin me SHBA, duke theksuar se Shqipëria vlerëson miqësinë e gjatë dhe partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Urime për fitoren në zgjedhje, @realDonaldTrump! Shqipëria vlerëson miqësinë tonë të gjatë dhe partneritetin strategjik, dhe unë pres që ta forcojmë më tej këtë bashkëpunim të ngushtë”, shprehet Presidenti Begaj në mesazhin e urimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco