Berisha: Ky hajdut, më i madh i të gjitha kohërave, meriton të largohet dhe të pësojë fatin e çdo diktatori

19:45, 05/11/2024

Në ditën e 309 të protestës qytetare në 'Rrugën e Shpresës' kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha bëri edhe njëherë thirrje për qytetarët për të vazhduar betejën, mosbindjen civile kundër kësaj qeverisje që po vjedh Shqipërinë dhe Shqiptarët.

'Meriton të largohet dhe të pësojë fatin e diktatorëve dhe cdo kryehajduti' - u shpreh Berisha
 

Fjala e tij:

A mund të imagjinoni ju që pllakat në sheshet e bashkive kanë kushtuar dy herë e gjysëm, 250 për qind më shumë se Rruga e Kombit, me urat dhe tunelet e saj.

Kjo bandë e pashpirt që i don shqiptarët vetëm për ti vjedhur dhe zbuar nga Shqipëria, duhet të largohet një minutë e më parë.

Ndaj të dashur miq, të vazhdojmë ne betejën pa kthim, mosbindjen civile si rruga e vetme, si rruga e vetme për të shpëtuar Shqipërinë dhe shqiptarët.

Ky tradhëtar, ky armik i egër i qenies së shqiptarëve, ky hajdut më i madh i të gjitha kohërave, meriton të largohet dhe të pësojë fatin e çdo diktatori, e çdo kryehajduti.

Mosbindja civile, qeveria teknike, zgjedhje të lira.

Është radha jonë, është radha jonë, është radha jonë.

Fitore, fitore, fitore!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco