Sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka shprehur mbështetje për qëndrimin e Zëvendëskryeministrit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Aleksandar Nikoloski, lidhur me arrestimin e paligjshëm të Ilir Metës, liderit të kësaj partie.
Në një postim në Facebook, Blushi theksoi rëndësinë e një qasjeje parimore ndaj situatave të tilla, duke e quajtur veprimin ndaj Metës si kriminal dhe të papranueshëm për një shtet demokratik. Nikoloski, gjatë një videoje, shprehu shqetësimin për mënyrën se si u realizua arrestimi, duke e cilësuar atë si një shkelje të vlerave demokratike. Ai nënvizoi rëndësinë e respektimit të procedurave të duhura, duke e lidhur rastin e Metës me përvojën e tij si një figurë politike me një histori të gjatë në qeverisjen shqiptare. Nikoloski theksoi se nëse dikush është i dyshuar, duhet të ftohet dhe të bisedohet, në vend që të përballet me metoda të dhunshme. Kjo situatë, sipas tij, është një tregues i qartë se nuk po respektohen standardet demokratike në Shqipëri.
KOMENTI I NIKOLOSKI:
Po kishim takim, bëhet fjalë për kryetar të një subjekti politik që bashkëpunonte dhe bashkëpunon me VMRO DPMNE-në, bëhet fjalë për person që ka qenë, kryeministër, president, ministër i jashtëm dhe kryetar i Kuvendit të Shqipërisë. Unë nuk mund të ndërhyjë në punët e brendshme të Shqipërisë dhe të komentoj nëse ka ndodhur diçka apo jo, ajo është punë e Institucioneve të Shqipërisë dhe nuk mendoj se është e drejtë nga ana ime që të jap koment posaçërisht për punë të cilat nuk i di, por njerëzisht mund të them disa gjëra, dhe qëndroj prapa kësaj që do të them, atë që e pamë në opinion, në televizione, më falni por nuk i ngjan asgjëje, një shtet demokratik nuk vepron ashtu. Nëse ndokush është i dyshuar, ka mënyra që të ftohet, të bisedohet. Ato janë pamje që nuk shihen në shtetet demokratike posaçërisht në Evropë.
POSTIMI I BLUSHIT:
© SYRI.net