Kryetarja e Gjykatës së Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka zbuluar një tjetër skemë 5D në Bashkinë e Tiranës, kësaj radhe me shkarkimet e punonjësve të kësaj bashkie.
Pas depozitimit të kallëzimit në SPAK, Kalaja tha se Bashkia e Tiranës pushonte nga puna punonjësit e saj dhe i ndihmonte ata të dëmshpërbleheshin nga gjykata përmes drejtorit juridik, Alban Dokushi.
E ftuar në Syri Tv, në Edicionin e Mesditës, avokatja Kalaja, publikoi dokumente live për skemën e '5D' të Veliajt.
Është një skemë e mirëfilltë, publiku e njeh skemën 5D ku taksat tona nuk na kthhen mbrapsht si shërbime të ndryshme që ne duhet t’i përfitojmë por shpërndahen tek shoqëritë që ndrihen, që janë të lidhura me drejtorët më të lartë të bashkisë Tiranë, çuditërisht shkarkohen punonjës nga puna.
Punonjësit më ndërhyrjen e bashkisë Tiranë fitojnë gjyqet dhe shumë e përfituar rastësisht shkon te një zyrë përmbarimi, e quajtur Besnik Dokushi, pra ky është vendimi ku Aban Dokushi është një nga drejtuesit më të lartë në bashkinë Tiranë.
Dhe nga ana tjetër po të shikoni ekstraktin që e depozituam sot, të zyres përmbarimore, dhe po të shikoni pasqyrat financiare janë një fitim i frikshëm gjatë vetëm 3 viteve të fundit.
Pra është drejtoria më e rëndësishme e bashkisë .
© SYRI.net