Berisha në 3 vjet ndërtoi Rrugën e Kombit, armiku i rrugës mburret më 300m urë në 12 vjet qeverisje, as atë nuk e ka ndërtuar vetë...

Berisha në 3 vjet ndërtoi Rrugën e Kombit, armiku i rrugës mburret më 300m urë në 12 vjet qeverisje, as atë nuk e ka ndërtuar vetë...

14:24, 04/11/2024

Propozimi i parë për ndërtimin e Rrugës Durrës – Kukës, ka qenë i Sali Berishës dhe i takon vitit 1996.

Në 2006, Berisha si kryeministër nisi punimet për të vënë në jetë veprën më të madhe infrastrukturore të kombit shqiptar, Rruga e Kombit, e cila bashkoi të dyja anët e kufirit të dy shteteve shqiptare.

Edi Rama ka qenë armiku më i madh i kësaj vepre madhorë dhe vijon të mbetet i tillë ende sot. Të gjithë e mbajnë mend togfjalëshin e tij të famshëm që e cilësonte Rrugën e Kombit, “Rruga për në askund”, sipas Ramës, Kosova ishte askundi. Vijon të mbetet ende sot ashtu.

Në një kohë rekord, qeveria e Partisë Demokratike, arrti të realizonte ëndrrën e shqiptarëve dhe të shkurtonte kohën mes Tiranës e Prishtinës nga mbi 6 orë në 2-2.5 orë.

Në Tetor të vitit 2010 u hap galeria veriore e tunelit të Kalimashit, duke shënuar në këtë mënyrë, përfundimin e autostradës Durrës-Kukës-Morinë.

Ndërtimi i autostradës ndikoi në:

-Shumëfishimin e shkëmbimeve tregtare midis dy vendeve që nga viti 2006;

-Turistët nga Kosova janë kthyer në oksigjenin e turizmit shqiptar, kryesisht bregdetit që deri atëherë ishte thuajse i paaksesueshëm për ta.

-Në vit hyjnë mbi 1.8 milionë shtetas nga Kosova

Opozita e kohës, e drejtuar nga Edi Rama mbushi mediat dhe bombardoi opinionin publik me sulme ndaj Rrugës së Kombit.

Armiqësia e Ramës ndaj Rrugës së Kombit nga retorike kur ishte në opozitë, u bë praktike kur erdhi në pushtet.

Vetëm pak vite pas ardhjes në pushtet të rilindasve, rrugës që u ndërtua me paratë e shqiptarëve dhe ishte planifikuar të ishte falas për ta, Edi Rama i vendosi traun, duke e bërë atë rrugë me pagesë.

Pas 12 vitesh në pushtet, Edi Rama nuk mundi dot të përfundojë as disa copëza rruge që mbetën.

Sot, armiku i Rrugës së Kombit, ka inaguaruar urën që lidh rrugën me qytetin e Kukësit, urë e ndërtuar nga konçensionari dhe jo nga ai, por tjetër histori kjo, dhe fryhej si gjel krahë Belinda Ballukut sikur të kishte çarë malet, kur në fakt gjatë qeverisjes së tij mezi bëri 300 metra urë.

Kujtojmë këtu se Rrugën Qukës – Qafë Plloçë e gjeti me mbi 40% të punimeve të realizuara dhe e ka lënë rrugës me një kosto financiare që përpin miliona euro vit për vit dhe shumë rrugë të tjera që kanë mbetur rrugëve.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco